Balak rikthehet te Bajer Leverkuseni
Shumë ekipe nga Europa ishin të interesuar për 32-vjeçarin, pas largimit të këtij të fundit nga çelsi në përfundim të sezonit të kaluar. Në fund, Mikael Balak vendosi t’i bashkohet ish-skuadrës, me të cilën doli në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2002.
Vetë lojtari u shpreh i kënaqur me rikthimin në “Baj Arena”. “Ndihem mirë këtu. Kam kaluar momente të bukura dhe të suksesshme, të cilat dëshiroj të përsëriten”, pohoi mesfushori për faqen e klubit në internet.