B. i Fildishtë, fitore pa vlerë
“Elefantëve” u nevojitej një fitore me nëntë gola diferencë dhe gjithashtu të shpresonin që Brazili të mundte Portugalinë në ndeshjen tjetër, për të siguruar biletën e kualifikimit. Por në “Mbombela Stadium” të Nelspruitit, skuadra e Eriksonin nuk shkoi më tepër se fitorja 3-0 përballë ekipit më të dobët të fazës së grupeve.
Skuadra nga Afrika gjeti avantazhin që në minutën e 14-të me anë të Jaja Ture, ndërkohë që Romariç dyfishoi gjashtë minuta më pas. Sulmuesi i çelsit, Salomon Kalu, realizoi golin e tretë tetë minuta para fundit, gol që rezultoi i fundit për ivorianët në këtë botëror.