Greqi, nënë e birshqiptarë nën akuzëpër përpunim droge
ATHINË- Nënë e bir nga Shqipëria, përkatësisht 62 dhe 30 vjeç, u arrestuan më akuzën e posedimit të sasive të mëdha të lëndëve narkotike dhe përpunimin e tyre. Ata e kishin kthyer shtëpinë e tyre në një laborator të përpunimit dhe paketimit të drogës.
Në zotërim të tyre polica gjeti dhe konfiskoi 7.5 kg heroinë, 16 kg pluhur të panjohur, 15 000 €, 7 telefona celularë, një makinë private dhe mjete të tjera që u nevojiteshin për punën e tyre. Të arrestuarit janë dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Athinës.
(BalkanWeb)