Zyrtare El Shaarawy tek Milan
Tani është zyrtare. Pas provimeve të maturës dhe vizitave mjekësore, Stephan El Shaarawy është më në fund futbollist i Milanit.
Italoegjiptiani zbarkon tek kuqezinjtë në këmbim të Alexander Merkel që do të kalojë tek Genoa.
El Shaarawy, 18 vjeç, i cilësuar si “Faraoni”, në sezonin e fundit ka qenë protagonist në Serinë B me fanellën e Padovës.