Zyrtare: Gjasula, Llullaku, Kaçe, Basha dhe Abrashi marrin ftesat nga Kombëtarja
Tashmë nuk ka më dyshime, gjithçka është bërë zyrtare. Emrat e shumëpërfolur në media se do të ftohen në ndeshjen e 7 qershorit, kanë marrë zyrtarisht ftesat për ndeshjen kundër Norvegjisë. Pas Jurgen Gjasulës dhe Azdren Lullakut, radha i erdhi Ergys Kaçes dhe së fundmi është thirrur Amir Abrashi dhe Vullet Basha.
Jurgen Gjasula luan me Duisburgun në Bundesligën 2 dhe është më konstanti me skuadrën e tij, edhe pse sezonin e fundit ka kaluar një dëmtim. Por në këtë fund sezoni ka ardhur në formën e tij më të mirë dhe jo më kot është aktivizuar me kohë të plotë në ndeshjet e fundit me Duisburgun.
Azdren Llullaku ka shpërthyer vetëm sezonin e fundit në Rumani. Luan për një skuadër jo shumë të madhe, siç është Gaz Metani i Rumanisë. Por specialistët rumunë e kanë cilësuar si një nga talentët më të mirë për këtë sezon dhe jo më kot trajneri De Biazi e ka ftuar për ndeshjen e radhës.
Për Ergys Kaçen është folur shumë dhe sot më në fund është bërë zyrtare ftesa e tij. Kaçe u kthye në një mollë sherri me Greqinë, por më në fund ai ka zgjedhur Shqipërinë. 19-vjeçari që luan me PAOK-un shihet si zëvendësuesi ideal i Altin Lalës.
Amir Abrashi është një tjetër talent i grumbulluar së fundmi. Ai luan me Grasshsopersin në Zvicër dhe vetëm pak ditë më parë arriti të fitojë Kupën në këtë vend. Abrashi njihet për gjuajtjet nga distanca, një dukuri që kombëtarja shqiptare e ka pasur zakon dhe Abrashi shihet vetëm si pauses i Aliajt, Muratit, Kolës, e të tjerëve.
I fundmit i listës së ftesave të reja është Vullnet Basha, vëllai i Migjen Bashës. Basha i vogël luan me Sionin po në Zvicër dhe ka shprehur dëshirën e tij më herët për të luajtur një ditë me kombëtaren shqiptare.
Flitet se pjesë e kombëtares shqiptare mund të jetë edhe Ilir Berisha i Orebro në kampionatin suedez, por kjo mbetet të bëhet zyrtare nga FSHF-ja. Ndërsa talenti tjetër Loret Sadiku i Helsinborgut nuk ka dokumentacion dhe vetëm në shtator mund të bëhet e mundur ardhja e tij.
Por, pavarësisht se u është dërguar ftesa, vetëm Kaçe mund të luajë pa problem, sepse Basha dhe Abrashi do të duhet të presin lejen e FIFA-s, pasi kanë luajtur për ekipet e moshave të Zvicrës.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)