E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Borxhi’, nënkryetari i Mega konflikt me një grek. Reagon Thoma Miço

TIRANE-Nënkryetari i partisë ‘Mega’, Thoma Mico përfshihet në një konflikt borxhi me një shtetas grek.

Sipas njoftimit per shtyp te policise, shtetasi me kombësi greke Vasil Iatru i cili jeton në Amerikë është rikthyer në Shqipëri për t’i marrë Thoma Micos nje borxh te pashlyer.

Mësohet se dy ditë më parë Mico konfliktuar verbalisht dhe fizikisht me shtetasin grek për borxhin në fjalë. Ngjarja është regjistruar në ‘Rrugën e Kavajës’ në Tiranë, pranë Ministrisë së Punës, ku z. Mico mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se pas konfliktit, shtetasi grek i ka marrë Micos telefonin e markës “Nokja“ si edhe disa sende personale ne këmbim të shlyerjes së borxhit, ndersa i ka kërkuar atij të shlyej deri ne nje afat tjeter borxhin e mbartur prej mëse nje viti.

Sakaq po sipas burimeve të policisë bëhet me dije se ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit me kombësi greke për vetëgjyqësi. 

Mico sqaron per BalkanWeb
Por personalisht z Thoma Miço sqaron se ngjarja nuk ka pasur motiv një borxh. Në një reagim për BalkanWeb bën të ditur se personi Vasili Iatru është një person problematik me të cilin është konfliktuar pasi nuk ka pranuar t’i japë intervistë.
“Ai është një pseudo-gazetar. Zënka herën e fundit ishte se më mori telefonin në pamundësi të më intervistonte”, tha Miço.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›