E Shtunë, 31 Tetor 2026

''Forbes'': Merkel, gruaja më e pushtetshme në botë!

UASHINGTON- Kancelarja gjermane, Angela Merkel paraqitet si gruaja më e pushtetshme në Botë, sipas klasifikimit më të famshëm botëror të realizuar çdo vit nga revista e mirënjohur amerikane ''Forbes''.

''Forbes" e ka renditur shefen e qeverisë gjermane në krye të listës së femrave më të pushtetshme të të gjithë botës.

Në renditjen e 10 grave më të pushtetshme të globit është edhe Melinda Gates, Dilma Rousseff, Michelle Obama, Hillary Clinton dhe Christine Lagarde, por lista kryesohet nga Merkel, Zonja e Hekurt e Gjermanisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›