E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Interi transferon Mottan

Pas angazhimit të Diego Militos, Interi ka konfirmuar transferimin e lojtarit tjetër nga Genoa, Thiago Motta.
Njoftimi për arritjen e marrëveshjes ndërmjet zikaltërve dhe Genoas për transferimin e ish-mesfushorit të Barcelonës, ishte arritur më herët, mirëpo të mërkurën është zyrtarizuar transferimi, me ç'rast Motta ka nënshkruar deri në vitin 2013. "Klubi i Interit me kënaqësi njofton se Thiago Motta është zhvendosur nga Genoa në Giuseppe Meazza dhe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare", shkruan në deklaratën zyrtare të Nerazzurëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›