Zyrtare: Jose Mourinho është trajneri i ri i Chelsea-t, për 40 milionë Paund
Jose Mourinho është shefi i ri i Chelsea-t dhe kjo është zyrtare!
Special One nënshkroi një spektakolare 4-vjeçare për 40 milion paund të martën në mbrëmje.
Një burim i lartë Blues zbuloi: “Kjo është zyrtare. Jose është një pjesëtar i Chelsea-t përsëri! Gjithkush është i kënaqur që ai vjen përsëri, klubi, lojtarët dhe tifozët Ne tashmë jemi në kërkim për të ecur përpara për sezonin e ardhshëm. Jemi të sigurt se kjo do të jetë shumë emocionuese”.
Mesa duket Mourinho në fund të një vizite dy-ditore në Londër këtë javë ka vënë stilolapsin mbi kontratë.
Qëllimi i vërtetë i vizitës ishte për të nënshkruar një kthim emocional tek Blues, së bashku me krahun e tij të djathtë Rui Faria. Pasi ka marrë përsipër ndeshjen finale të Realit në shtëpi ndaj Osasuna-s të shtunën, 50-vjeçari Mou do t’i japë fund mbretërimit të diskutueshëm të tij tre-vjeçar në ‘Bernabeu’.