E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Shkodër: Besnikët e PD-së do të largojnë gjyshin me antiplumb

rama-bashkebisedimShkodër- Partia Socialiste është ndalur këtë mëngjes në Bushat të qarkut të Shkodrës. Kreu i PS-së Edi Rama në fjalën e tij i është drejtuar me një mesazh të qartë sicc tha ai, kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, njëkohësisht edhe kryesuesja e listës së kandidatëve të PD-së në këtë qark.

Edhe pse është fshat, ju po i jepni një mesazh shumë të rëndësishëm Jozefinës, Berishës, se në këto territore qe deri dje kanë qenë besnikërisht me PD-në, hegjemonia e tyre ka marrë fund dhe pushteti i tyre do të rrënohet. Pushteti do të marrë votën e ndëshkimit për një rrënim që nuk mund të vazhdojnë më. Shqiptarët nuk mund të mbajnë në kurriz një pushtet që flet gjithë ditën për ta dhe punon gjithë ditën për veten., premton dhe zhgënjen, premton dhe harron,- është drejtuar kreu i opozitës Rama në fjalën e tij.

Kryesocialisti u premtoi banorëve të Bushatit se do të marrin në dorë certifikatën e tokës, të cilën ua kanë mohuar për vite me radhë, sipas tij dhe se qeveria e PS do të rindërtojë sistemin e kullimit për të mos shkaktuar më përmbytje sa herë që ka reshje shiu.

Rama theksoi se me votën e 23 qershorit opozita merr përsipër që ta nxjerrë këtë Shqipërinë nga varfëria nga rrënimi, me uljen e taksave dhe përmirësimit të jetës së shqiptarëve.

Shqipëria mund të bëhet ashtu si ëndërruan rilindësit, dëshmorët e vendit, të përndjekurit, themeluesit e shtetit shqiptar. Shqipëria mund të bëhet dhe ne mund ta bëjmë Shqipërinë. Në 23 qershor ne me votën tuaj do të marrin në dorë përgjegjësinë ta nxjerrin këtë vend nga varfëria, ta ndalim rrënimin, do të lehtësojmë biznesin e vogël nga taksat. Me votën tuaj ne do ti japim fund një historie të dhimbshme ku drejtësia është mall, shëndetësia është mall, tha Rama.

Ndërsa duke prezantuar programin e rilindjes, ai tha se pas 23 qershorit, PS-ja do të rilindë vendin edhe fshatin, për ti dhënë mundësinë ccdo shqiptari që të jetojë me punë të ndershme, e me punë të ndershme të bëjë lekë, sicc tha Rama.

Do te investojme 160 milionë dollarë për ujin në parcelë, do të cojmë ujin në cdo parcelë, do rindërtojmë sistemin e kullimit që toka të mos përmbytet më- premtoi ai.

Duke ju referuar programit të PS-së për të zgjidhur situatën e krimit në vend, Rama tha se vendi sot është pa shtet, referuar shifrave të krimit, vjedhjes së banesave, grabitjeve me dhunë.

Ne 300 ditët e para të qeverisjes ne do e zbrapsim krimin dhe do rivendosim ligjin. Do ju kthejmë Policinë e Shtetit në shërbim dhe mbrojtje… Po të kishim shtet ne nuk do armatoseshim me çifte për tu mbrojtur madje dhe nga njëri-tjetri, a thua se jetojmë në mesjetë. Ne do krijojmë një Polici Sshteti që do mbrojë pronën e cdo shqiptari. Individi dhe prona do jenë të paprekshme…- tha ai.

Rama theksoi: “Përralla tregon gjithë ditën gjyshi me antiplumb. Ne jemi këtu për tju thënë disa të vërteta të thjeshta; Shqipëria mund të bëhet ashtu siç e ëndërruan rilindësit tanë; Shqipëria mund të bëhet ashtu siç e ëndërruan ata që ndërtuan shtetin shqiptar; Shqipëria mund të bëhet ashtu siç e ëndërruan ata që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi; Shqipëria mund të bëhet ashtu siç e ëndërruan edhe ata që u përndoqën, u burgosën, u pushkatuan për votën e  lirë, për fjalën e lirë, për sipërmarrjen e lirë, për një atdhe të lirë; Shqipëria mund të bëhet. Ne do ta bëjmë Shqipërinë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›