E Diel, 1 Nëntor 2026

e-Dogana, bizneset paguajnë online. Berisha: Dixhitalizimi, lider në rajon

dogana-aTiranë- Në Shqipëri është vendosur sot në funksion sistemi e-Dogana, që konsiston në pagesat online në dogana, duke e rënditur vendin tonë në rradhën e të paktëve që e aplikojnë.

‘e-Dogana’ është një investim me vlerë 80 mijë dollarë, përmes së cilit çdo biznes paguan nga zyrat e veta detyrimet e tij doganore.

Duke folur në inagurim, kryeministri Berisha tha se e-Dogana rrit transparencën dhe shkurton kohën për biznesin.

Transparencë dhe shkurtimin e kohës në pagesa në doganat e vendit në nivelet teknologjike të shërbimeve më të larta teknologjike. Sapo vizitova me ministrin sallën në të cilën ju ushtroni një kontroll online në të gjitha pikat doganore nga kjo sallë. Asgjë nuk pasqyron shtetitn më shumë se dogana. Është reduktuar me 30% kontrollië për riskun, referencatBëni gjithçka për ta aplikuar shkallën më të lartë të teknologjisë së informacionit të sotme e asaj që vjen, të bëni gjithçka për marrëdhëniet absolute më transparente me biznesin. Të dëgjoni me vëmendje zërin e tij,-tha Berisha.

Kryeministri tha se platforma e tij është klima më miqësore e mundshme ndaj biznesit, duke premtuar se në katër vitet e ardhshme nëse është sërish PD-ja në pushtet do bëjë gjithçka për shndërrimin e Shqipërisë dixhitale në ldier në rajon.

Biznesit kushtet më optimale. Sa më shpejt të uleni bashkë me transportuesitKonstatoj që kudo qytetarë, biznesmnë janë shumë vlerësues. Ky vrap nuk do të ndalet. Në katër vjeçarin që vjen Shqipëia do të bëjë gjithçka pë tu bërë vendi lider në rajon për teknologjinë e lartë. Do rrisë investimet në vend dhe shumë të madhe transparencën e të gjitha veprimtarive e shërbimeve në këtë periudhë,-tha kryeministri.

Sipas Berishës, Edi Rama është një analfabet në fushën e taksave, sistemi i të cilit siç tha kryeministri ngjan me ato të etërve të tij.

Nuk luhet me taksat. Një ditë vjen para Kryeministrisë me uniformë se e detyrova të ulë taksat, ditën tjetër thotë se 85% e shqiptarëve nuk do të paguajnë taksa, mashtrim i paskrupullt i epoëks së vjetërNë majën e lapsit ishin qyetarët që punonin tetë muaj në vit për shtetinKam besim në mençurinë e biznesmenëve. Se këto do tja lëmë në autobusin e tij,-tha Berisha.

Qeveria thotë se në total investimet për modernizimin e doganave kanë shënuar 180 milion euro, prej të cilave 28 milion për modernizim dhe 80 milion euro në infrastrukturën doganore, të cilat kanë bërë të mundur përfitimet.

Berisha në aktivitetin e mbajtur në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave shoqërohej nga Ministri i Teknologjisë Genc Pollo dhe Ministri i Financave Ridvan Bode.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›