BAJDEN NE KOSOVE, TE MARRIM ATE QE NA TAKON
Kosova sërish do të përjetojë një atmosferë që do të risjellë në mendjet tona gëzimin për fitoren e pavarësisë. Një ndër zyrtarët më të lartë amerikanë do të jetë sot mysafiri ynë. Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, ka zgjedhur edhe Kosovën, si një ndër vendet e Ballkanit, krahas Serbisë e Bosnjë-Hercegovinës për ta vizituar në udhëtimin e tij të parë në Ballkan. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Xho Bajden është i pari zyrtar amerikan që vjen të shohë nga afër ndryshimet dhe arritjet në Kosovën e pavarur.
Tashmë që Kosova ka pavarësinë dhe çështja e statusit është përmbyllur me sukses, është shumë e mirëpritur vizita e zyrtarit të lartë amerikan. Ai vjen në Kosovë pas një misioni të përmbushur, vjen të marrë nga afër mirënjohjen e popullit të Kosovës, që kurrë nuk u ndje i tradhtuar nga SHBA dhe aleatët e saj. Kosova do ta presë zyrtarin e administratës së Obamës me shumë mirënjohje, për faktin e thjeshtë sepse ai jo vetëm është përfaqësues i një shteti që ka mbështetur gjithmonë pa rezerva vendin tonë, por ka edhe simpati personale për Kosovën dhe çështjen shqiptare.
Dikush e cilësoi vizitën e Bajdenit si kthim të vëmendjes së SHBA te Ballkani. Unë do të shkoja edhe më tej, duke thënë se SHBA kurrë nuk e kanë shkëputur vëmendjen e tyre nga Ballkani dhe këtë më mirë se fjalët e dëshmojnë gjithë zhvillimet e viteve të fundit.
Mjaft kuptimplotë është vizita e zëvendësit të Obamës në Kosovë, e Serbi, sidomos për këtë të fundit, së cilës pritet t‘i japë mesazhe të rëndësishme.
Pavarësisht qëndrimeve të ngurta të Beogradit, të cilat duket se janë kthyer tashmë në forcë zakoni për zyrtarët serbë, SHBA do të rinkonfirmojnë edhe njëherë qëndrimin e tyre në mbështetje të Kosovës. Dhe kjo jo vetëm nga fakti se Xho Bajden e zgjodhi Prishtinën, ndërkohë që anashkaloi, për shembull Maqedoninë, por edhe sepse mesazhet që pritet të shqiptohen në Beograd lidhen me Kosovën.
Është e qartë se zyrtarët serbë do të marrin leksione diplomatike mbi të pranuarit qetësisht të fakteve, apo që bashkëjetesa në një bashkësi shtetesh moderne nuk pranon nacionalizma ekstreme. Zv/presidenti amerikan, Xho Bajden, do t‘u kujtojë atyre se tashmë kaloi një vit kur pavarësia e Kosovës është realitet, realitet që e kanë pranuar edhe disa elementë të moderuar serbë, për të mos folur për atë pjesë të qytetarëve, të cilët në emër të Kosovës nuk duan të rrezikojnë hyrjen në Evropë.
Në Prishtinë jemi të qartë për faktin se është e vështirë të përfytyrohet një e ardhme për rajonin pa një rol të rëndësishëm të Serbisë, dhe për këtë kemi qenë dhe jemi mendjehapur. Po bëjmë ç‘është e mundur që "e keqja të mos vijë nga shtëpia jonë". Por ashtu si ne, edhe Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për qëndrimet serbe dhe për disa zhvillime të kohëve të fundit. Ato shpresojnë që Serbia të mos bëjë asgjë që dëmton Kosovën dhe përpjekjet e saj për ndërtimin e një vendi të fortë, të qëndrueshëm dhe funksional, përfshirë këtu nxitjen e dhunës së qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë, të cilët ushqehen me helm, për të mos respektuar këtë shtet dhe ligjet e rregullat e tij.
Por kjo është njëra anë e medaljes. Dhe Serbia le të marrë atë që i takon Serbisë.
Shtetit tonë, shtetarëve, opozitës dhe popullit u takon të dëgjojnë dhe të lexojnë leksionet që do t‘u drejtohen atyre. Gjatë vizitës në Kosovë, Bajden do të ketë rastin të ripërsërisë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për një Kosovë të pandarë, të pavarur dhe shumetnike, ashtu siç e ka dëshmuar me vepra deri më tani. Udhëheqësit e Prishtinës do ta njohin atë me përpjekjet që janë bërë për ndërtimin e një shteti funksional dhe për mbrojtjen e të drejtave të pakicave. Natyrisht, nga miku i vërtetë nuk duhet të presësh vetëm lëvdata. Zyrtarët amerikanë kanë thënë shpesh se në Kosovë mbetet ende punë për të bërë në aspektin e përmirësimit të qeverisjes, të ekonomisë, të bashkëpunimit real me serbët e Kosovës, të forcimit të marrëdhënieve me shtetet e tjera evropiane, si dhe në mbrojtjen e pakicave. E këto vërejtje Xho Bajden ka shumë mundësi t‘i shqiptojë gjatë takimeve me zyrtarët tanë.
Ardhja e zëvendëspresidentit amerikan, sa gëzim për konfirmimin e mbështetjes amerikane, përbën edhe një detyrim moral për t‘i dëshmuar atij se kemi filluar të jetojmë denjësisht si qytetarë të një shteti të pavarur.
Kjo vizitë, më shumë sesa eufori për ne të gjithë, duhet të jetë një provim i parë, për atë se sa e kemi merituar të drejtojmë të pavarur, sa kemi mundur të tregojmë se dimë të bëjmë shtet, se dimë të bashkëjetojmë edhe me etni të tjera dhe se jemi të zotë e të aftë të bëhemi partnerë të shteteve të tjera fqinje, dhe më larg në Evropë dhe botë.