Bajden, mesazhet e një vizite në Ballkan
Ishte paralajmëruar prej gati një muaji vizita e zv/presidentit amerikan, Xho Bajden, në rajon dhe konkretisht në Bosnjë, Serbi e Kosovë. Ashtu sikurse edhe mendohej, politika e jashtme e SHBA-ve, i është lënë në duar Bajdenit dhe Klintonit (gruas), ku Bajdeni është prezent në Evropë dhe brenda 6 muajsh bën vizitën e dytë në kontinent.
Kuptohet që takimi më i rëndësishëm nga tri ndalesat e tij do jetë ai në Serbi. Me palën serbe, përveç problemeve të brendshme të vendit, tematika kryesore do jetë lidhur me shtetet kufitare, ku nëpërmjet minoriteteve serbe atje, ndikon fuqishëm në stabilitetin e fqinjëve. Pavarësisht se tashmë ushtria serbe ka vetëm 35 mijë ushtarë dhe po reformohet për t‘iu afruar standardeve demokratike, e ku së fundmi Tadiç shprehu edhe doktrinën e saj se "kurrë më Serbia nuk do t‘i arrijë objektivat e saj me luftë", prapë Serbia, nëpërmjet minoriteteve të saj dhe të kaluarës, mbetet një fuqi me ndikim në stabilizimin ose ç‘rregullimin e rajonit. Pavarësisht se ç‘do deklarohet në konferencat e shtypit, në axhendën e bisedimeve të Bajden do kërkohet nga Serbia të ushtrojë ndikimin e saj mbi drejtuesit e Republika Sërpska të Bosnjës, në mënyrë që të shtypin vullnetet centrifugale të drejtuesve lokalë serbë, duke respektuar Marrëveshjen e Dejtonit të vitit ‘95, ku Serbia, me firmën e Millosheviçit (ironi e fatit!) është garante e saj.
Një çështje tjetër që do të kërkohet, pritet të jetë tërheqja graduale e mbështetjes për serbët e Mitrovicës, jo vetëm për faktin se janë një burim i vazhdueshëm konflikti ndëretnik që u prish punë edhe serbëve të vendosur në rajone të tjera të republikës së re, por janë edhe një territor i pakontrolluar nga forcat e rendit. Atje kanë bazat e tyre kontrabandistët, trafikantët e drogës e të prostitucionit. Një territor i pakontrolluar që prej 10 vjetësh dhe armiqësor ndaj shtetit kosovar është vetëm një burim konflikti dhe nuk ndihmon në shërimin e urrejtjes së mbjellë nga persekutimet njëshekullore ndaj shqiptarëve.
Me siguri, një pikë që diskutohet ka për të qenë edhe problemi i Maqedonisë. Pavarësisht se në vështrim të parë duket se Serbia nuk ka probleme me Maqedoninë, për ata që kanë kujtesë të gjatë është i ditur fakti se Nikolla Gruevski, në rininë e hershme, ka qenë këshilltar i qeverisë serbe. Se ç‘mund t‘u këshillonte një 27-vjeçar, ish-boksier, në ato kohë serbëve, nuk dihet, por me siguri që nga Bajden do kërkohet ndikimi i tyre mbi Gruevskin, që mos të jetë aq provokativ në marrëdhëniet me Greqinë dhe një Maqedoni më elastike ndaj ndjesive historike greke.
Për bashkëpunimin në këto objektiva amerikane, natyrisht që nuk do të mungojë të afrohet edhe kulaçi. Fakti që po shqyrtohet seriozisht heqja e vizave nga Komuniteti Evropian për shtetasit serbë dhe mbështetja nga organizmat financiarë ndërkombëtare të kontrolluar nga amerikanët, janë indikatorët e parë se deklarata e ministrit të Jashtëm serb, Jeremiç, që "aleati ynë kryesor në marrëdhëniet dypalëshe është Rusia", do tolerohet dhe konsiderohet vetëm si një qetësues për nacionalistët e pashëruar serbë. Tashmë, edhe vetë serbët e mençur e dinë se janë në mes të një oqeani të rrethuar nga flamujt e NATO-s, ndërsa vëllai i madh rus gjendet i mbështetur me shpatulla në malet Urale.
Por edhe vetë Serbia është e interesuar për qetësi, në mënyrë që t‘i afrohet sa më shpejt asaj mirëqenieje që gëzonte 20 vjet më parë. Me një papunësi prej 18%; me 300 mijë refugjatë serbë nga krahinat e mbetura jashtë Serbisë; me inflacion 7%; me eksport sa 60% e importeve; me teknologji që prej 30 vjetësh të parinovuar; me popullsi që zvogëlohet çdo vit me 40 mijë banorë dhe moshë mesatare 41 vjeç; pavarësisht rritjes 6% në vit, situata ekonomike nuk është rozë dhe duhen medoemos serumet perëndimore që vendi të mos shndërrohet në një vend të botës së tretë. Reformat ekonomike, administrative dhe politike, kanë filluar të japin frytet e para, duke paraqitur një Serbi më të pranueshme për fqinjët. Një sjellje refraktare ndaj kërkesave amerikane do të shkaktojë minimalisht një pandjeshmëri ndaj nevojave serbe dhe një kërkesë nga SHBA për aleatët e saj në rajon, që mos të jenë të hapur ndaj investimeve dhe nevojave serbe. Dhe ky kryqëzim shpatash është gjëja e fundit që i duhet Serbisë.
Për sa i përket vizitës në Bosnjë, me siguri një ndër kërkesat kryesore do të jetë paralajmërimi i kaporalëve lokalë myslimanë, serbë e kroatë, se Uashingtoni nuk mund t‘u lejojë luksin e shpërbërjes për interesa meskine krahinore. Bosnja, kjo krijesë e Titos, e mbajtur gjallë pas viteve ‘90, pasi nuk mund të shpërdridhej ai lëmsh popullatash i mbledhur në shekuj, dhe nuk mund të legjitimohej spastrimi etnik i realizuar nga serbët, tashmë e shikon veten të mbajtur gjallë vetëm nga fondet perëndimore, ku aktiviteti kryesor i administratës është korrupsioni. Basti për të mbajtur të bashkuar Bosnjën është jo vetëm për arsye prestigji të politikës amerikane, por edhe për faktin se një shpërbërje e saj do shkaktonte një efekt domino në mbarë Ballkanin. Me siguri që Bosnja nuk ka për të qenë Zvicra e Ballkanit, por të paktën mos të jetë Ruanda.
Ndërsa shumë më e lexueshme është vizita e Bajdenit në Kosovë, ku do ta presin më mirë se në zonën e tij elektorale. Pro-amerikanizmi i popullatës është thuajse i barabartë me numrin e shqiptarëve të Kosovës. Sot, Kosova njihet nga 58 shtete, por pesë anëtarë të Komunitetit Evropian ende nuk e njohin. Disa nuk e pranojnë për shkak se njohja e saj mund të inkurajojë pakicat me tendenca centrifugale, që ekzistojnë brenda tyre; disa për shkak të nostalgjisë që kanë për "vendet e paangazhuara", e disa të tjerë për arsye më meskine, që kanë lidhje me tregtinë e bërë nga udhëheqësit aktualë të këtyre vendeve, në kohën e embargos ndaj Jugosllavisë së Millosheviçit.
Por për SHBA, Kosova është krejt tjetër. Në aspektin ideologjik, ajo është reflektim i konceptit Uillsonian të vetëvendosjes së kombeve; është rezultati i së parës luftë të Aleancës së Atlantikut; është triumf i luftës për arsye humanitare dhe vendi ku amerikanët mund të gjejnë një tokë që i mirëpret.
Në aspektin ushtarak, pas mbylljes së bazave të rëndësishme në Gjermani e Itali, forca amerikane është zhvendosur më në Lindje. Departamenti i Shtetit ka mbyllur marrëveshjet për krijimin e një baze me 2500 njerëz në Bullgari, në brigjet e Detit të Zi, dhe të një baze aeronautike në Kostanca të Rumanisë, por baza "Bond Steel" e instaluar në Ferizaj, në një sipërfaqe prej 500 hektarë (5 km2), me 14 kilometra perimetër, 25 kilometra rrugë të brendshme dhe një numër të panjohur armatimi dhe ushtarësh, është baza më e madhe amerikane në Evropë, si dhe një etapë e rëndësishme e marshimit amerikan drejt Lindjes.
E njohin apo nuk e njohin disa shtete periferikë Kosovën, kjo nuk ka shumë rëndësi, pasi edhe kjo vizitë është një mesazh se Uashingtoni nuk ka ndërmend ta braktisë "pjellën" e tij. E gjithë kjo vizitë do ketë si rezultante domethënëse të saj faktin se tashmë kjo hartë e Evropës dhe Ballkanit është e pandryshueshme. SHBA nuk ka arsye t‘i kushtojë kohë dhe energji kontinentit plak. Tani e mbrapa, vëmendja amerikane do zhvendoset në fushën e Azisë, ku janë edhe gjigantët e rinj ekonomikë dhe konkurrentët e nesërm të SHBA-ve.