E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, prostitutë arbitrit

Presidenti i Portos, Pinto da Kosta, është duke u hetuar në lidhje me një skandal intrigues në botën e futbollit. Da Kosta i kishte ofruar një prostitutë gjyqtarit me rastin e një ndeshje të kampionatit portugez, të fituar 2-0 nga Porto me Estrela Da Amadora në janar të vitit 2004. Së bashku me Pinto Da Kostën janë duke u hetuar edhe gjyqtari Paixao dhe dy asistentë për ndeshjet e kampionatit nga viti 2001 deri në vitin 2004, të quajtura në mënyrë figurative "Bilibi i artë". Da Kosta është në drejtim të klubit të Portos prej 25 vjetësh dhe është akuzuar në vitin 2005 për korrupsion.

Bën seks, arrestohet futbollisti

Mesfushori japonez i skuadrës Jubilo Iuata, Naoja Kikuci u arrestuar pas raporteve seksuale me një vajzë 15-vjecare. Liceistja i tregoi episodin policisë lokale, duke përdorur si provë një portofol me licencën e drejtimit të makinës së futbollistit. Kikuci, 22 vjec, futbollist i Kombëtares japoneze në Lojërat Olimpike "Athina 2004", i cili pranoi faktin, kishte tentuar ta paguante vajzën me rreth 80 euro, duke harruar më pas portofolin në dhomën e minorenes.

2 mijë policë në Euro 2008

Edhe policia gjermane do të angazhohet në sigurimin e finaleve të Kampionatit Europian 2008 të futbollit që do të mbahet në Austri dhe Zvicër. Do të jenë rreth 2000 agjentë policie, të cilët i janë kërkuar qeverisë gjermane nga autoritetet zvicerane dhe austriake. Gjatë Kupës së Botës 2006 policë zvicerane dhe austriakë ishin të pranishëm në Gjermani për të mbajtur së bashku me ata gjermanë rendin publik.

Miliarderi kërkon Birmingamin

Milarderi indian Lakshmi Mital është duke bërë me urgjencë të gjitha hapat për blerjen e klubit anglez, Birmingam Siti. Biznesmenin misterioz nga Lindja e Largët, sic cilësohet ai në shtypin anglez, ka një pasuri personale që vërtitet te 20 miliardë sterlina (rreth 30 miliardë euro) dhe dëshiron ta blejë skuadrën angleze për rreth 50 milionë sterlina (rreth 72 milionë euro)

Morati: "Kivu, i rëndësishëm"

Presidenti i Interit, Masimo Morati, nuk e fshehu ambicien për lojtarin e Romës, Kristian Kivu. "Është një lojtar i rëndësishëm dhe gëzon vlerësimin nga ana jonë". Deklarata e padronit zikaltër është bërë dje pas një mbledhje me kompaninë e tij të naftës. "Duhet të vlerësojmë kushte të ndryshme, nga ato ekonomike dhe deri ato të ekipit dhe grupit te lojtarëve".

Milito te Juve për 20 milionë euro

Qendërmbrojtësi argjentinas Gabi Milito do të lërë Real Saragozën në kampionatin spanjoll për të veshur bluzën e Juventusit në Itali. Transferta shkon shifrën 20 milionë euro. Lajmin e jep gazeta spanjolle "As", ndërsa agjenti i lojtarit, Eduardo Garmanik, pohoi: "Gabriel mbylli një cikël në dhe vendimi i tij është përfundimtar". Milito ka një kontratë më Saragozën deri në vitin 2010 me një pagesë vjetore 2 milionë euro. Përfundimi i operacionit pritet të mbyllet brenda pak ditësh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›