Zyrtare: Nani rinovon kontratën me United

Nuk ka Serie A për Luis Nanin: Manchester United sapo ka njoftuar nëpërmjet profilit zyrtar në Twitter se ka gjetur akordin për rinovimin e kontratës me mesfushorin portugez.
Ish objektivi i merkatos së Juventus dhe Romës ka firmosur një kontratë, e cila e mban të lidhur me "Djajtë e Kuq" të paktën deri në vitin 2018.
"Jam me të vërtetë i lumtur. Është e mrekullueshme të dish se David Moyes ka treguar kaq shumë besim në aftësitë e mia", tha pas firmës Luis Nani./indeksonline/