Messi: Neymar nuk është rivali im

Lionel Messi është kritikuar se nuk ka bashkëpunuar mjaftueshëm me Neymarin gjatë ndeshjes së kaluar, kur e nisën të dy si titullarë, dhe e konsideruan si sival i mundshëm i superyllit.. Mirëpo, argjentinasi e ka refuzuar këtë kritika: “Nuk është e vërtetë, nuk mund ta quaj assesi rival timin. Unë nuk bëj diferencime në fushë dhe nuk kam për ta bërë kurrë, pasi jap maksimumin për të mirën e skuadrës.
Neymar është një djalë që punon shumë dhe më pëlqen. Është i shpejtë dhe driblues i mirë. Megjithatë nuk e njoh mirë në fushë. Kemi nevojë për kohë që të ambientohemi dhe gjithçka të shkojë më së miri”, – deklaroi Messi. Në fakt, braziliani i dhuroi atij një asist gjatë tripletës së realizuar kundër Valencias. “Neymar nuk është egoist dhe këtë e tregoi. Për ne ka rëndësi vetëm fitorja dhe jo se kush gjen rrugën e rrjetës”, – shtoi argjentinasi../indeksonline/