Dy alternativat e Barçës për portën

Skuadra e Barcelonës, verën që shkoj ishte në kërkim të një portieri, por që në fund arritën akordin me Valdesin për edhe një sezon.
Por, cili do ta pasoj spanjollin pas këtij edicioni. Marc-Andre Ter Stegen i Borussia Munchengladbach mbetet në dëshirën e katalunasve. 21 vjeçari edhe gjatë verës u përfol për tu larguar, ndërsa tani ai refuzon kontratën e re me klubin gjerman.
Rmti i fundit që mund ta pasoj Valdesin është Thibaut Courtois i Chelseat, që është i huazuar në Atletico Madrid. Belgu 21 vjeçar, shihet si pasues i Peter Cech te londinezët. Ndërsa, tani ai është edhe në planet e klubit blaugrana./indeksonline/