E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesut Ozil: Arsenali mund të fitoj tituj

Përforcimi më i ri i Arsenalit, Mesut Ozil ka dhënë intervistën e parë si lojtar i topçinjve. Ozil është optimist se Arsenali do të fitojë tituj shumë shpejt. ‘Topçinjtë’ nuk kanë treguar sukses në vitet e fundit, duke mbetur pa trofe të rëndësishëm, por pas përforcimit me yllin gjerman, ekipi i Arsene Wengerit është njëri prej pretendentëve për titull të kampionit në Premierligë.

“Sigurisht, jemi në gjendje të fitojmë tituj. Në vitet e fundit, Arsenali nuk ka pasur aq shumë sukses, por duam të jemi më të suksesshëm”, deklaroi ish futbollisti i Real Madridit, i cili u transferua në Londër në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

“Trajneri Wenger është një menaxher i nivelit botëror dhe këtë e ka demonstruar me vite të tëra. Shumë lojtarë janë zhvilluar nën drejtimin e tij. Për këtë kam ardhur në Arsenal”, përfundoi futbollisti me prejardhje turke. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›