E Diel, 1 Nëntor 2026

Tetë shkolla futbolli brenda përfaqësueses kuqezi

Me Hollandën, Shqipëria do të luajë ndeshjen e saj të 65-të në Europë,
ku ka mundur të fitojë vetëm 9 herë( ose 14% të 64 takimeve parardhëse), ku humbjet dominojnë dukshëm me një 65% tronditës (42 humbje). Një kombëtare mikse ku kroati Oto Baric kërkon të harmonizojë lojtarë profesionistë dhe amatorë, futbollistë të formuar plotësisht në Shqipëri me atë që i kanë përmirësuar njohuritë në shkolla të ndryshme futbolli: gjermane, italiane, ukranase, shqiptare, franceze, kroate, qipriote, greke apo belge.
Nga kampionati shqiptar janë thirur nga tekniku Baric tetë lojtarë që përfaqësojnë tri ekipe: Tirana (5), Dinamo (2) dhe Elbasani (1). Grupin e dytë më të madh e përbëjnë lojtarët "italianë" të Serisë A me tre lojtarë: Tare (Lacio), Bogdani( Siena) dhe Skela (Askoli). Po me tre lojtarë përfaqësohet dhe Gjermania: Lala (Hanover 96), Berisha (Hamburg) dhe Kapllani (Karlsruhe).
Greqia ka arritur të vendosë në listën kuqezi dy lojtarë: Haxhin (Ergotelis) dhe Muratin (Panseriakos), duke patur edhe një lojtarë nga Qipro, portierin Beqaj të Anorthosisis Famagusta.
Shkolla ukrianase përfaqësohet në skuadrën anti-Holandë me dy lojtarë, dhe që vinë nga i njëjti ekipi Vorskla Poltava: Armend Dallku dhe Debatik Curri, dhe që të kosovarë.
Me vetëm një lojtar përfaqësohen Belgjika (Besnik Hasi, Lokeren) dhe Kroacia (Adrian Aliaj, Grad Solin).
FRANC HOXHA

LOJTARËT E THIRUR NGA OTO BARIC
1. Ilion Lika (Dinamo, Shqipëri)
2. Arjan Beqaj (Anorthosis Famagusta, Qipro)

Mbrojtës

3. Armend Dallku (Vorskla Poltava, Ukrianë)
4. Erion Xhafa (Dinamo, Shqipëri)
5. Arjan Pisha (Tirana, Shqipëri)
6. Adrian Aliaj (Glad Solin, Kroaci)
7. Nevil Dede (Tirana, Shqipëri)
8. Debatik Curri (Vorskla Poltava, Ukrianë
9. Tefik Osmani (Elbsani, Shqipëri)

Mesfushorë:

10. Ervin Skela (Askoli, Itali)
11. Edvin Murati (Panseriakos, Greqi)
12. Devi Mukaj (Tirana, Shqipëri)
13. Altin Lala (Hanover 96, Gjermani)
14. Altin Haxhi (Ergotelis, Greqi)
15. Besnik Hasi (Lokeren, Belgjikë)
16. Ervin Bulku (Tirana, Shqipëri)

Sulmuesë
17. Erion Bogdani (Siena, Itali)
18. Igli Tare (Lacio, Itali)
19. Edmond Kapllani (Karlsruhe, Gjermani)
20. Besart Berisha (Hamburg, Gjermani)
21. Hamdi Salihi (Tirana, Shqipëri)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›