E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuqezinjtë, tre gjenerata: mosha mesatare 27.8 vjeç

Kombëtarja aktuale e Shqipërisë, ajo që Baric ka grumbullur në Holandë ka një mesatare 27.8 vjec, ku më i vjetri është mesfushori (mbrojtësi) Besnik Hasi (35 vjec) dhe më i riu, sulmuesi i porsaardhur në përfaqësuesen kuqezi, Besart Berisha, që më 27 shtator 2006, do të mbushë 21 vjec.
Shtatë lojtarë janë mbi moshën 30 vjec, duke filluar nga portieri i Arjan Beqaj (31), mbrojtësi Nevil Dede (31), mesfushorët Edvin Murati (31), Altin Haxhi (31) e Altin Lala (32), sulmuesi Igli Tare (33) dhe për të përfunduar te Besnik Hasi (35). Në kufijtë e moshës 26-30 vjec janë sërish pesë lojtarë: portieri Ilion Lika (26), mbrojtësit Arjan Pisha (29), mesfushorët Devi Mukaj (29) dhe Ervin Skela (29), për të vazhduar me sulmuesin Erjon Bogdani (29).
Grupin e tretë të lojtarëve e përbëjnë lojtarët e moshës 21-25, ku janë
tetë lojtarë, duke filluar nga Ervin Bulku (25), Edmond Kapllani (24), Erjon Xhafa (240, Armend Dallku (23), Debatik Curri (23) dhe për të përfunduar te Tefik Osmani (21) dhe Besart Berisha (21 vjec).

Emri, Datëlindja, Mosha
Ilion Lika, 17.05.1980, 26 vjec
Arjan Beqaj, 20.08.1975, 31
Armend Dallku, 16.06.1983, 23
Adrian Aliaj,24.09.1976, 30
Besnik Hasi, 29.11.1971, 35
Altin Haxhi, 07.06.1975, 31
Erjon Xhafa, 31.05.1982, 24
Debatik Curri, 28.12.1983, 23
Nevil Dede, 10.01.1975, 31
Tefik Osmani, 08.06.1985, 21
Edvin Murati, 12.11.1975, 31
Ervin Skela, 17.11.1976, 29
Devi Mukaj, 12.12.1976, 29
Altin Lala, 18.02.1974, 32
Erjon Bogdani, 14.04.1977,29
Igli Tare, 25.07.1973, 33
Edmond Kapllani, 31.07.1982, 24
Hamdi Salihi, 19.01.1984, 22
Besart Berisha, 27.09.1985, 21
Ervin Bulku, 03.03.1981, 25
Arjan Pisha, 18.01.1977, 29

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›