E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana, i ftuari i parë i tifozëve “Yankee”

Televizioni i Olimpikut të Marsejës lancoi të premten një emision kushtuar klubit dhe tifozëve. Dhe në premierën e parë, të "On est chez nous" (Është tek ne) kishte të ftuar të Lorik Canën mes "Jankive" (Yankee) në lokalin e tyre, që ndodhet në zemrën e qendrës së Marsejës.
"Është tek ne" ëhstë një program pesëdhjetë minutësh kushtuar totalisht grupeve të tifozëve, drejtuesëve të tyre dhe anëtarëve të tyre.
Lorik Cana ka qenë i ftuari special i presidentit dhe zëvendëspresidentit të "Jankive", që mbush pas një viti do të mbushë 20 vjet nga krijimi i shoqërisë së tifozëve.
Në pjesën e tretë të emisionit që do të transmetohet direkt edhe përmes internetit do të ketë një bashkëbisedim të gjatë të mesfushorit shqiptar, Lorik Cana dhe antëravë të "Jankive" që do të jenë prezent në lokal. Emisoni përvecse do të transmetohet direkt sot, do të përsëritet të shtunën dhe të dielën në valët e TV të Olimpikut të Marsejës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›