E Diel, 1 Nëntor 2026

"Siria", Thaçi: Zgjidhja e vetme ndërhyrja nga ndërkombëtarët

PRISHTINE- Edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka shfaqur shqetësimin e tij për situatën në Siri. Duke u nisur nga përvoja e Kosovës, ndonëse janë dy raste të ndryshme,sipas Thaçit, zgjidhja e vetme për Sirinë është ndërhyrja e autoriteteve ndërkombëtare.

“Ndonëse janë dy raste të ndryshme Kosova dhe Siria, ndërhyrja në raste të tilla humanitare tregohen të jenë zgjidhje e vetme , e drejtë, humane, në mbështetje të demokracisë botërore.

Intervenimi për të ndal sulmet e regjimit të Bashar al-Assad ndaj popullatës së tij është i domosdoshëm, në mënyrë që të mbështetet populli sirian në përpjekjet e tij për liri, për rend demokratik, për sundim të ligjit, për të drejtat e njeriut”, thuhet në deklaratën e Thaçit përmes zyrës së shtypit të Kryeministrisë. 

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›