E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare: Redknapp vazhdon kontratën


Harry Redknapp ka vazhduar kontratën e tij me Tottenhamin edhe për katër vite të tjera, ndaj menaxheri anglez do të mbetet në White Hart Lane deri në vitin 2013.

Ish-menaxheri i Portsmouthit, e ka kualifikuar Tottenhamin në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori të klubit, ndërsa ka vendosur ta zgjasë kontratën e tij edhe pse ishte lidhur me një kalim te Al Ahli.

"Klubi është i lumtur të njoftojë që e ka vazhduar kontratën e menaxherit Harry Redknap deri në vitin 2013. Harry e udhëhoqi skuadrën drejt vendit të katërt në sezonin e tij të parë të plotë me klubin, një arritje që është më e madhja deri tani në histori të klubit. Kjo arritje i dha atij çmimin për menaxherin më të mirë të Premier Ligës", shkruhet në komunikatën e dhënë nga Tottenhami.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›