Zyrtare, Seydou Keita te Dalian Aerbin

Nuk është dashur shumë kohë për Seydou Keita, që të vendosë për të ardhmen. Në më pak se 24 orë, pasi njoftoi largimin nga Barcelona, mesfushori nga Mali ka hedhur firmën në kontratë dhe është zyrtarisht lojtar i ekipit kinez, Dalian Aerbin.
Keita do të luajë për Dalian Aerbin për dy vjet e gjysmë, por nuk bëhet e ditur shifra që do të përfitojë mesfushori gjatë qëndrimit në Kinë. Më herët pronari i klubit, Zhao Mingyang mohoi se Keita do të marrë 14 milionë Euro në sezon, ndërsa njoftoi se lojtari do të shkojë në Kinë më 15 Korrik, një ditë pas derbit lokal me Dalian Shide.