E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1, Alonso e humb në fund, fiton Veber

BRITANI- Mark Veber ka befasuar Fernando Alonson 4 xhiro para fundit, duke triumfuar në Çmimin e Madh të Britanisë. Në Silverstone, u duk se fitorja do t’i shkonte pilotit spanjoll të Ferrarit, por australiani ka bërë një garim të jashtëzakonshëm, duke u ndihmuar edhe nga makina në një ditë të mirë. 

Veber meritoi gjithçka me atë ç’ka bëri në fund, por Alonso e dominoi garën dhe dukej se kishte gjithçka në dorë. Megjithatë, pas ndërrimit të fundit të gomave, diferenca mes Ferrarit e Red Bull u bë e dukshme. Veber ishte i papërmbajtshëm dhe pavarësisht rezistencës së Alonsos për disa xhiro, në fund arriti të merrte kryesimin. Në vend të tretë u rendit piloti tjetër i Red Bull, Sebastian Fetel, që ka lënë pas një Felipe Masa në formë brilante. 

Ndërkohë, një paraqitje tejet negative për MekLaren. Ljuis Hamilton e mbylli garën në vendin e tetë, ndërsa Baton dy pozicione më poshtë. I pesti në Silverstone u rendit Kimi Raikonen, që la pas Groszhan e Shumaker.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›