Arrihet akordi, Deshamp do të drejtojë Francën
PARIS- Mungon ende zyrtarizimi, por përveçse ndonjë të papriture të madhe, Didier Deshamp do të jetë trajneri i kombëtares franceze. Sipas të përditshmes “L’Equipe”, ish-futbollisti i Juventusit ka gjetur akordin me presidentin Noel Lë Gre, duke firmosur një kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimin për 4 vjet.
“Kemi ende 2-3 detaje për të sistemuar, por Deshamp do të jetë me siguri trajneri ynë”, ka thënë një burim i Federatës Franceze për “L’Equipe”. Deshamp do të ketë si zëvendës të tij Gai Stefan, që ka aktualisht tek Olimpiku i Marsejës. Të hënën pritet që ai të bëjë prezantimin para mediave, ndërsa ndeshja e parë do të jetë miqësorja kundër Uruguajit më 15 gusht, në Lë Havre. Deshamp u shpall kampion bote me Francën në vitin 1998.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)