E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare: Thaçi e merr me vete edhe Blerim Shalën

( E plotësuar) Tashmë është konfirmuar se në takimin e së martës në Bruksel do të jetë i pranishëm edhe koordinatori i sapoemëruar për bisedime, Blerim Shala.

“Po mund t’ua konfirmoj se unë do të jem në takimin e Brukselit. Sapo më njoftuan nga Zyra e Kryeministrit”, i tha Shala, Gazetës Jeta në Kosovë.

....

Qeveria Thaçi është “bunkerizuar” dhe nuk ofron as më të voglin detaj rreth temave që do të trajtohen dhe agjendës së takimit të tretë të radhës, që pritet të zhvillohet nesër ndërmjet dy kryeministrave, Thaçi dhe Daçiq.

Një anëtar i kabinetit qeveritar i ka thënë gazetës “Zëri” në kushte anonimiteti, se në takimin e së martës do të jetë i pranishëm edhe koordinatori i sapoemëruar për bisedime,Blerim Shala.

Ky është takimi i tretë ndërmjet dy kryeministrave, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me mbështetjen e SHBA-ve, në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›