PS: Shqiptarët në vështirësi nga rritja e çmimeve
TIRANË- Nënkryetari i grupit të PS-së, Erjon Braçe deklaroi sot se "Në dy muajt e fundit çdo familje shqiptari është në vështirësi të madhe për shkak të çmimeve në rritje, për shkak të monopoleve të një grushti politikanësh të korruptuar në pushtet që po përcaktojnë çmimet e çdo produkti, për shkak të shpronësimit të vazhdueshëm të çdo shqiptari nga pasuria publike prej vendimmarrjes së paligjshme të të njëjtit grusht politikanësh të korruptuar në pushtet", deklaroi deputeti Braçe.
"Opozita,, i ka kërkuar Kuvendit që Ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë të japë shpjegime, përsa i takon rritjes së çmimit të ushqimeve bazë, energjisë elektrike, naftës e gazit, refuzimit të masave të përkohshme e të përhershme për të mbuluar në afat të shpejtë e afatgjatë efektet dramatike mbi çdo fëmijë e të moshuar, si dhe mbi buxhetet familjare të çdo shtëpie në Shqipëri", u shpreh Braçe.
(d.b/BalkanWeb)