Zyrtaret diskutojne rreth shqetesimeve amerikane per sigurine berthamore

Presidenti Barak Obama tha te henen se Shtetet e Bashkuara po bejne gjithcka te mundur per te ndihmuar Japonine pas termetetit dhe cunamit qe goditen ate vend javen e kaluar duke shkaktuar mes te tjerash edhe probleme ne centralet berthamore. Nderkohe zyrtaret amerikane po diskutojne se sa do te ndikojne ngjarjet qe ndodhen ne Japoni per prodhimin e energise nga centralet berthamore ne Shtetet e Bashkuara.
Fuqia berthamore eshte nje komponent i rendesishem ne prodhimin e energjise ne Shtetet e Bashkuara duke ofruar 20 perqind te elekticitetit qe konsumohet ne vend.
Por shperthimet ne reaktoret berthamor te demtuar nga termeti ne Japoni nderkohe qe zyrtaret atje perpiqen te parandaloje shkrirjen e berthames nukleare kane risjelle debate ne Shtetet e Bashkuara dhe gjetke rreth sigurise se fuqise berthamore.
Gjate nje konference shtypi ne Shtepine e Bardhe Kryetari i Komisionit Rregullator Berthamor Gregory Jaczko tha se si rezultat i largesise se madhe nga Japonia shanset jane mjaft te vogla qe radiacioni nga reaktoret e demtuar berthamor te arrijne deri ne Havai apo pjeset tjera te Amerikes. Por gazetaret kembengulen se sa mund te ndryshoje planet e administrates se presidentit Obama situata ne Japoni per te menduar rreth sigurise se centraleve berthamore ne Shtetet e Bashkuara.
Ajo qe mund te them eshte se kemi nje program te forte sigurie per te trajtuar ngjarjet sizmike qe mund te ndodhin ne cdo objekt berthamor ne kete vend. Nderkohe qe kapercejme keto kriza ku ne vazhdojme te japim ndihmen tone per Japonine ne do te mbledhim informacione rreth detajeve te ngjarjeve. Por nuk dua te spekuloj rreth faktoreve te mundshem ne Japoni.
Kryetari i Komisionit Rregullator Berthamor Gregory Jaczko e quajti serioze situaten ne Japoni dhe tha se reaktoret amerikane jane ndertuar per tu qendruar termeteve dhe cunameve.
Zevendes Sekretari Energjise Daniel Poneman tha se zyrtaret amerikane do te marrin ne shqyrtim informatat qe dalin nga ngjarjet ne Japoni por ai theksoi se nuk do te kete ndryshime te menjehershme ne politikat amerikane te energjise.
Ne do te vazhdojme te shqyrtojme te gjitha mesimet nga Japonia hap pas hapi. Nuk eshte dicka e re eshte pjese e trajtimit te vazhdueshem per zhvillimin dhe burimet e energjise tone per te siguruar qe ato jane bere vazhdimisht dhe me siguri.
Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera do te qendrojne prane Japonise dhe do te ndihmojne ate vend me gjithcka ka nevoje per te trajtuar pasojat e termetit cunamit dhe situaten berthamore. Presidenti foli pas nje takimi ne Shtepine e Bardhe me kryeministrin danez Lars Loekke Rasmussen.
Jam ne kontakte te vazhdueshme me kryeministrin japonez Kan. Ekipet tona po bashkepunojne nga afer dhe po ashtu edhe ushtria ne rajon ndaj ne presim vazhdimin e ketij bashkepunimi derisa te kemi nje lloj stabilizimi te situates.
Presidenti nuk foli rreth debatit ne Shtetet e Bashkuara te nxituar nga situata ne Japoni. Ai foli vetem ne terma te pergjithshem mbi nevojen qe Shtetet e Bashkuara te ecin drejt pavaresise energjitike.
Kryetari i Komisionit Rregullator Berthamor Gregory Jaczko u tha gazetareve se ekspertet teknike amerikane jane ne Tokio per te ndihmuar homolooget japoneze qe te trajtojne situaten e krijuar pas demtimit te reaktoreve nga termeti dhe cunami. I pyetur nese situata ne Japoni mund te perkeqesohet edhe me tej ai nuk pranoi te spekulonte. Por ai tha se Japonia eshte nje vend i perparuar ne teknologjine berthamore me burime te rendesishme.