Rusi Rezultatet paraprake te zgjedhjeve rajonale fituese partia ne pushtet

Rezultatet paraprake nga zgjedhjet rajonale ne Rusi tregojne se partia ne pushtet ka fituar ne keto votime te cilat shikohen gjeresisht si prove per zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale.
Partia Rusia e Bashkuar e kryeministrit rus Vladimir Putin ka mundur rivalet e saj ne te 12 zonat elektorale por ka marre me pak se gjysmen e votave.
Zoti Putin e pershkroi kete rezultat si me shume se te kenaqshem duke shtuar se rezultatet demonstrojne besimin e ruseve tek qeveria e tyre.
Megjithe mbeshtetjen zyrtare partia Rusia e Bashkuar mori vetem 46 te votave . Me nje opozite te ndare ne tre parti partia qe udheheq ne Rusi fitoi 68 vende ne legjislaturen ne fuqi. Komunistet renditen te dytet me 13 te vendeve.
Opozita thote se votimet ishin plot parregullsi dhe ka akuzuar partine Rusia e Bashkuar se u ka bere presion votuesve ne qendrat e votimit per te votuar per te. Partia ne pushte nuk i pranon akuzat.
Zgjedhjet e se dieles ishin te fundit para zgjedhjeve parlamentare te 4 dhjetorit.
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale ne Rusi pritet te zhvillohen ne mars te vitit 2012.