E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarët, në “dietë” kur dalin jashtë shtetit

TIRANE - Nëpunësve administrativë që do dërgohen jashtë shtetit për motive pune do t’u duhet t’u nënshtrohen dietave gjatë qëndrimit në vendet e tjera.

Kjo, sepse vendimi për “trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë vendit”, i miratuar dje nga Këshilli i Ministrave përcakton se “në rastin kur pala pritëse nuk mbulon trajtimin me ushqim apo me të holla të punonjësit, buxheti i shtetit mbulon trajtimin financiar në masën 25 euro/USD në ditë”.

Vendimi në fjalë, i publikuar dje në sitin zyrtar të Këshillit të Ministrave, shfuqizon Vendimin nr.304, datë 8.5.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimeve dhe për dietat për punonjësit e ministrive dhe të institucioneve buxhetore, kur dalin me shërbim jashtë shtetit”.

(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›