Sekretarja Klinton takohet me Pres. Jahjaga komentojne marredheniet
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga nenshkruan ne Departamentin e Shtetit nje marreveshje per Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashegimise Kulturore.
Ne komentet e saj pasi foli per rendesine e marreveshjes zonja Klinton perseriti mbeshtetjen e fuqishme per sovranitetin dhe teresine territoriale te Kosoves. Presidenti Obama dhe une tha ajo jemi te perkushtuar per te garantuar se e ardhmja qe Kosova po perpiqet te ndertoje do te kete rendesi te madhe ne radhe te pare per popullin e Kosoves por dhe per te gjithe rajonin.
Ajo tha se shpreson qe vendimi i javes se kaluar i Bashkimit Evropian te hape rrugen per integrimin e Kosoves ne BE.
Nga ana e saj Presidentja Jahjaga e quajti marreveshjen e nenshkruar ne Departamentin e Shtetit nje akt te fuqishem simbolik qe flet per marredheniet e forta mes Kosoves dhe Shteteve te Bashkuara. Ajo tha se
Shtetet e Bashkuara i kane qendruar kurdohere prane Kosoves. Qendrimi yne tha zonja Jahjaga eshte ndertimi i marredhenieve te mira me te gjithe fqinjet. Kosova tha ajo eshte vend i ri me nje histori te gjate dhe ka nje trashegimi te pasur kulturore.
Presidentja e Kosoves ndodhet ne Uashington per nje numer aktivitetesh. Neser ajo do te marre pjese ne perurimin e nje nisme te re te Sekretares Klinton per te shtuar numrin e grave ne sherbimin publik dhe ne udheheqjen politike te te gjitha niveleve.
Pas nenshkrimit te marreveshjes Sekretarja Klinton komentoi edhe per gjendjen ne veriun e Kosoves. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara jane konsultuar me Kombet e Bashkuara dhe me te tjere te cilet nuk kane raportuar per ndonje krize humanitare ne rajon. SHBA tha zonja Klinton do tu benin thirrje banoreve te Kosoves vecanerisht ne veri qe te punojne se bashku. Ne baze te Kushtetutes se Kosoves ata gezojne te drejta te barabarta. Sa me shpejt qe te ndodhe integrimi i te gjithe qytetareve ne shtetin e tyre aq me i shpejte do te jete krijimi i asaj te ardhmeje qe presidentja deshiron per popullin e saj.