PS shpall sot kandidatin për postin e Avokatit të Popullit
TIRANE - Partia Socialiste pritet të shpallë sot, publikisht kandidaturën që do t’i propozojë mazhorancës në Kuvend për Avokatin e Popullit. Komisioni përzgjedhës, i cili dëgjoi tri ditë më parë 12 kandidatët e përzgjedhur, nga 33 që aplikuan për këtë pozicion, do të mblidhet sot rreth orës 14:00, për të votuar për njërin prej kandidatëve, i cili do të jetë edhe fituesi.
Sipas burimeve nga ky komision, janë 4 kandidatura, të cilat kanë rezultuar si më të denjat për këtë pozicion, por gjithsesi për bazë do të merret edhe përfshirja në jetën politike, e cila në bazë të Paktit prej 10 pikash të propozuar nga vetë PS duhet respektuar. Megjithatë, burimet bënë të ditur se njëri nga kandidatët është Besnik Dervishi, aktualisht, anëtar i Asamblesë së PS-së, analisti Igli Totozani, antropologu Përparim Kabo.
Ndër emrat që është diskutuar këto ditë është edhe ai i Dëshira Subashit, nënkryetares së KQZ-së. Do të jenë anëtarët e komisionit përzgjedhës, të cilët do të votojnë deri në momentin që prej votave të tyre të dalë një kandidat, më i votuari, ndërkohë që pritet që në orën 15:30, emri i fituesit të shpallet publikisht, nga përfaqësuesja e komisionit, Eglantina Gjermeni.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)