E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentja Jahjaga flet ne SAIS per arritjet dhe synimet e Kosoves

Presidentja e Kosoves vazhdon viziten ketu ne Uashington. Dje ajo ishte e ftuar per nje diskutim ne shkollen e studimeve te avancuara nderkombetare Paul Nitze te universitetit Johns Hopkins.  Ne fjalen e saj presidentja Jahjaga foli rreth nje numer ceshtjesh duke e vene theksin tek angazhimi i qeverise se saj per integrimin e komunitetit serb ne shoqerine e Kosoves dhe te te gjithe vendit ne institucionet evropiane dhe Euro-Atlantike.

Ne pranine e nje numri te madh studiuesish dhe specialistesh te ceshtjeve te Ballkanit presidentja Jahjaga tha se Kosova eshte bere me sukses pjese e disa organizatave nderkombetare. Ne do te vazhdojme te kerkoje anetaresimin e Kosoves ne te gjitha institucionet dhe organizatat nderkombetare tha ajo sepse ne besojme se kjo eshte e vetmja menyre qe mund te kontribuojme drejt paqes dhe stabilitetit ne bote. Zonja Jahjaga tha se brenda nje periudhe relativisht te shkurter Kosova eshte shnderuar ne nje faktor i rendesishem stabiliteti ne rajon dhe ne bote.

Ne me pak se nje gjenerate Kosova eshte transformuar nga nje vend i luftes ne nje vend te ri ne rrugen drejt integrimit ne institucionet Euro-Atlantike. Qe prej shpalljes se pavaresise Kosova ka vendosur marredhenie te mira me vendet e rajonit. Republika e Kosoves ka nje perspektive te qarte evropiane. Ne nuk shikojme rruge tjeter apo alternative tjeter per te ardhmen tone vec integrimit ne familjen evropiane dhe ate Euro-Atlantike bashke me vendet e tjera te rajonit.

Ky angazhim tha ajo eshte demonstruar ne te gjitha proceset qe qeveria e Kosoves eshte angazhuar perfshire edhe dialogun me Republiken e Serbise. Dialogu me Serbine perben menyren e vetme dhe me te mire drejt normalizimit te marredhenieve mes dy vendeve tha zonja Jahjaga dhe ky dialog nuk duhet te shmanget. Parimet baze te shtetit dhe mireqenies tone nuk do te jene dhe nuk duhet te jene pjese e diskutimit me ndone vend tjeter per me teper me Serbine theksoi presidentja e Kosoves. do marreveshje mes Kosoves dhe Serbise duhet te garantohet fuqishem nga Bashkimi Evropian. Zonja Jahjaga shfaqi shpresen qe ne te ardhmen e afert Kosova do te normalizoje marredheniet me Serbine sepse objektivi yne strategjik tha ajo eshte anetaresimi ne Bashkimin Evropian kerkesat kyce te te cilit jane marredheniet dhe bashkepunimi i mire mes vendeve fqinje.

Presidentja Jahjava foli gjeresisht rreth gjendjes ne veriun e Kosoves. Ajo e vuri theksin tek tre komunat ne veriun e Kosoves ku ajo tha se qeveria e Kosoves perballet me veshtiresi komuna keto qe shtrihen ne kufi me Serbine dhe qe administrohen nga stuktura ilegale dhe mbeshteten nga shteti i Serbise tha ajo. Mungesa e ligjit ne keto rajone ka bere te mundur qe kontrabanda dhe krimi i organizuar te hedhin rrenje duke demtuar keshtu ekonomine e te dy vendeve. Presidentja Jahjaga u angazhua per normalizimin e situates.

Ne jemi te vendosur te normalizojme situaten ne veriun e Kosoves te cilen e konsiderojme si nje ceshtje te ruajtjes se rendit. Une e kam bere te qarte se nuk ekziston asnje alternative tjeter pervec zbatimit te Planit Ahtisari dhe ky plan nuk mund te modifikohet sepse ai eshte hartuar dhe miratuar ne bashkepunim te plote mes institucioneve te Kosoves dhe komunitetit nderkombetar.

Ajo pershendeti fillimin e largimit te barikadave nga rruget e veriut te Kosoves si nje shprehje te vullnetit te njerzve per te zgjidhur ceshtjet e tyre jo neper rruge por nepermjet institucioneve perkatese. Ajo shtoi se integrimi i komunitetit serb ne veriun e Kosoves eshte menyra ne te cilen Kosova do te ndertoje nje te ardhme te sigurte per te gjithe popullin e vet. Presidentja Jahjaga u beri thirrje anetareve te komunitetit serb te Kosoves qe te marrin persiper pergjegjesite dhe detyrimet e tyre per tu bere pjese e shoqerise dhe ta kosiderojne Kosoven si atdheun e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›