Zyrtaret urojne shqiptaret per me shume mbaresi
Qindra besimtare myslimane kane nisur ne oret e para te mengjesit kremtimin e festes se Kurban Bajramit. Komuniteti Mysliman ne Durres, pasi ka perfunduar ritin e faljes, ka shtruar nje koktej ne xhamine e qytetit per gjithe besimtaret, ku nuk kane munguar edhe perfaqesues te pushtetit vendor dhe qendror. Kreret e institucioneve ne Durres, deputete e politikane, vizituan seline e Komunitetit Mysliman, duke percjelle ne te njejten kohe urimet me te mira per festen e Kurban Bajramit. Nga myslimanet festa e Kurban Bajramit njihet si festa e sakrifices, solidaritetit, humanizmit si dhe harmonise, ku te gjithe festojne kete dite te shenuar.
E.Arapi
Shkoder - Besimtaret myslimane te Shkodres, mbushen qe ne oret e para te mengjesit te gjitha xhamite e qytetit, ku u luten per festen e Kurban Bajramit. Xhamite e lagjeve te qytetit, dhe te rrethinave kane qene shume te frekuentuara, por qe sigurisht dyndjen me te madhe e kane pasur dy xhamite e qendres se qytetit, ajo "Ebu Beker" dhe e "Parruces". Myftiu i Shkodres, imam Ndricim Sulejmani, gjate faljes se Kurban Bajramit, theksoi rendesine e kesaj feste per besimtaret myslimane, ne themel te se cilit qendron Kurbani, si nje tradite e te gjithe besimtareve ne kete dite te shenuar, qe ne vetvete ka mirenjohjen dhe ndihmen ndaj shtreses se varfer.
L.Ndoka