E Diel, 1 Nëntor 2026

"Postribe, ketu nisi rrugen demokracia"

Grupimi "Dhjetori 90", ne bashkepunim me Komunen e Postribes, zhvilloi dje ne kete komune veprimtarine me moton "8 dhjetori nisi ne Postribe". Gjate kesaj veprimtarie, ku moren pjese studente te dhjetorit te vitit 1990, si dhe drejtues te Qarkut e komunes, Grupimi "Dhjetori 90" u nderua me titullin "Nderi i Komunes Postribe". Pjesemarresit ne tubim rikujtuan vlerat qe dha komuna e Postribes ne levizjen antikomuniste, duke theksuar se edhe 8 dhjetori, i vleresuar si Dite kombetare e rinise shqiptare, nisi pikerisht nga Postriba. "Liria dhe demokracia e nisen rrugen ne Postribe", tha ne pershendetjen e tij kryetari i Grupimit "Dhjetori 90". Bislim Ahmetaj, premtoi se kjo veprimtari do te vijoje te jete e pervitshme ne nderim te kesaj date te shenuar per shqiptaret. Vleresim per shpirtin demokrat te komunitetit te komunes shprehen ne pershendetjet e tyre edhe prefekti i Shkodres, Maxhid Cungu dhe deputeti i kesaj zone, njekohesisht kryetar i Partise Demokratike te deges se Shkodres, Astrit Bushati. "Me kryengritjen e pare antikomuniste te Postribes, me 9 shtator 1946, nacionalizmi dhe demokracia shqiptare treguan se nuk kishin leshuar armet dhe i thane 'jo' diktatures, duke sakrifikuar dhe jete njerezish. Tani e gjithe bota e lire krenohet me kete kryengritje te pare ne Evrope", tha ne fjalen e rij kryetari i komunes se Postribes, Faz Shaba. Ne tubim pershendeten dhe disa prej studenteve "dhjetoriste", mes tyre Nesti Kiri, Myslim Murrizi, Edmond Bushati, Ajet Ramcaj, Afrim Krasniqi, Pjerin Spathari, Myftar Gjana, etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›