Zyrtari i OSBE-se takon Berishen e Topallin

Përfaqesuesi i posacëm i Asamblese Parlamentare të OSBE-së për Europën Juglindore Roberto Battelli po takon në Tirane disa nga autoritetet më të larta shtetërore të vendit, duke dhënë sigurinë se kjo organizatë do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtësisht me Shqipërinë në të gjitha aspektet e reformës zgjedhore.
Në takimin me kryeministrin Berisha u theksua rëndësia e adresimit të 52 rekomandimeve të OSBE/ODIHR si jashtëzakonisht e rëndësishme për një efiçencë edhe më të lartë të sistemit ligjor dhe institucional zgjedhor në Shqipëri, i cili, sipas dy politikaneve eshte provuar tashme përmes dy proceseve zgjedhore të njëpasnjëshme, si një kuadër shumë i mirë, i standardeve më të larta demokratike.
Kryeministri Berisha e siguroi Delegacionin e Asamblese Parlamentare te OSBE-se për vullnetin e plotë ReformatReforma, PD: I kthyem përgjigje PS-së Topi: Vijim i reformave legjislative Berisha injoron paketën e PS-së të qeverisë shqiptare për t’i krijuar opozitës të gjitha hapësirat e nevojshme, në kuadër të 52 rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe brenda kuadrit kushtetues të Republikës së Shqipërisë, për një reformë zgjedhore tërësisht transparente dhe konsensuale.
Kete gatishmeri shfaqi ne takim edhe kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, e cila vuri ne dukje ftesen e perseritur per opoziten per ngritjen sa me shpejt te Komisionit per Reformen Zgjedhore. Sipas zonjes Topalli bojkoti i opozites ka vonuar per dy vjet me rradhe nisjen e kesaj reforme, si dhe ka demtuar vendin me mosvotimin e ligjeve te integrimit qe kerkojne 3/5 e votave. Ne takim zonja Topalli e ka njohur delegacionin edhe me gatishmerine per te diskutuar mbi rregulloren e kuvendit, duke patur si model rregulloren e Parlamentit Europian. Kryetarja e Kuvendit tha se deputetët e opozites nuk duhet te votojne vetem per prezencen e tyre ne parlament, por duhet të përmbushin detyrën kushtetuese në votimin e ligjeve. Perfaqesuesi i posacem i Asamblese Parlamentare te OSBE-se, Roberto Batelli u shpreh se “Dialogu politik duhet të bëhet mbi çështje të arsyeshme, duhet të jetë i hapur, pa parakushte dhe se duhet të zhvillohet brenda institucioneve” .
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Nishani: Po shtohen azilantët
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, gjatë një interviste për Top Channel ka pranuar faktin që muajt e fundit është rritur numri i azilanteve nga Shqipëria në vendet e BE-së. Ai ka njoftuar se kjo situate do të analizohet seriozisht edhe pse eshte shprehur i bindur se rritja e numrit te azilkerkuesve nga Shqiperia nuk rrezikon aspak liberalizimin e vizave.
Hije skandali për makinat e vjetra
Mesditën e 22 shtatorit mazhoranca miratoi vetëm me votat e saj projektligjin për “Menaxhimin e integruar të mbetjeve”, pavarësisht kundërshtimit të fuqimishëm nga opozita. A duhet që presidenti të zgjidhet nga populli?
Bledar Kurti - Në një intervistë televizive, Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi, ndër të tjera hodhi idenë e zgjedhjes së presidentit nga populli. Ndryshe nga si e përcakton Kushtetuta, Presidenti Topi deklaroi se do të ishte mirë për vendin që institucioni i Presidentit të Republikës të drejtohet nga një figurë e cila zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli. Të ikësh nga mejdani
Skender Minxhozi - Kur më në fund të gjithë prisnin një përleshje titanësh në televizion, gjithçka u anulua në minutën e fundit. Jo nga pala që është akuzuar rëndom këto vite si më e trembura, si më frikacakja dhe më e dobëta, por pikërisht nga ajo anë e spektrit politik që sulmin “ballë për ballë” e ka pasur një stil konstant komunikimi. Aleanca Kuqezi: Abuzime gjatë censusit
Aleanca Kuqezi deklaron se ka prova dhe fakte të abuzimeve gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë.
Lajmet kryesore
Hije skandali për makinat e vjetra
Ligji u miratua pasi u ngritën fabrikat e çmontimit
Financimi i universiteteve private
Heqja e TVSH-së për ushqimet
Eurozona shtyn vendimin për Greqinë
KESH çkyç biznesin e madh