E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtari i lartë i Bankës Botërore: Ne jemi fajtorët për JalënNga TemaZv/presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Philippe Le Houérou, deklaroi dje në Tiranë se, inspektimi që është bërë nga Banka Botërore për projektin e Jalës, do

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Zyrtari i lartë i Bankës Botërore: Ne jemi fajtorët për JalënNga TemaZv/presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Philippe Le Houérou, deklaroi dje në Tiranë se, inspektimi që është bërë nga Banka Botërore për projektin e Jalës, doli me deklarata të pabazuara për veprimet e qeverisë.
Le Houérou i bëri këto deklarata përkrah Berishës, pak kohë pasi një panel inspektimi gjeti se dhëndri i kryeministrit ishte i implikuar në skandalin e prishjes së disa ndërtimeve në Jalë. Banka Botërore pranoi se ishte një skandal i saj që kishte lejuar shkeljet dhe që kishte pranuan emrin e dhëndrit të Berishës në këtë projekt, paneli hetimor tha se nuk ishte detyrë e tij të hetonte qeverinë, por kjo nuk e përmbajti zyrtarin e BB të kërkonte falje.
“Unë dua të jem shumë i qartë. Procesi i panelit të inspektimit nuk heton në asnjë mënyrë veprimet e klientëve tanë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të interpretohet si i tillë. Për më tepër, nuk pati asnjë provë për korrupsion, në mënyrë që Departamenti për Integritetin Institucional të Bankës të kryente hetime të mëtejshme. Pra, përfundimisht, duhet të pranojmë që Banka ka bërë gabime në këtë projekt. Po punojmë që të sigurohemi që kjo nuk do të ndodhë më në të ardhmen, qoftë këtu apo në ndonjë vend tjetër”, - tha Philippe Le Houérou.
Ndërsa kryeministri tha se qeveria ka zbatuar me korrektësi marrëveshjen me Bankën Botërore. “Publiku shqiptar e di se ka pasur një lloj kundërshtie, siç është e zakonshme midis partnerëve, për projektin e zhvillimit të zonës bregdetare. Të gjitha këto probleme janë qartësuar përfundimisht në rrafshin bilateral dhe nuk mbetet as edhe një çështje lidhur me këtë projekt. Qeveria ka zbatuar me luajalitet marrëveshjen me Bankën Botërore. Banka e ka shumë të qartë dhe zv/presidenti siguroi qeverinë se është plotësisht i bindur në rëndësinë e këtij projekti dhe në korrektesën e qeverisë shqiptare”, - tha Berisha.
Skandali i prishjes së ndërtimeve në Jalë u cilësua si më i rëndi ndër dekada nga Fox Nees në një raport të tijin.
Vetëm para pak muajsh Banka Botërore kërkoi që qeveria të mos ushtrojë presion mbi procesin e gjykimit të kësaj çështjeje. Ajo pezulloi projektin dhe mori zotim se nuk do përzihej më në këtë çështje.

Berisha: Kam Ridvan Boden sa gjithë FMN-ja

Kryeministri deklaroi dje në prani të zv/presidentit të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Philippe Le Houérou, se ai nuk ka nevojë për ekspertët e FMN, pasi ka ministër Financash Ridvan Boden, të cilin e paguan me rrogë shqiptare. Berisha rezervoi lavdërime për të duke thënë se ai e mban situatën makroekonomike në vend nën kontroll. Ndërsa zyrtari i BB tha se vendi ka kapërcyer shumë kriza.
“Vendi është përballur me një sërë krizash dhe i ka kapërcyer ato, kriza financiare, trazira civile, trazira nga moti i keq, madje u ka ofruar edhe ndihmë fqinjëve të vet dhe ka luajtur një rol stabilizues në rajon. Siç mund ta shohim edhe nga kriza e fundit botërore financiare, rritja e shqetësimeve për ndryshimet klimaterike dhe shpejtësia e fatkeqësive natyrore, do të ketë sfida të reja për t’u përballur dhe shumë gjëra për t’u përmirësuar”, - tha Philippe Le Houérou.

Berisha iu bën thirrje fuqive të mëdha: Rrisni kontributet për Bankën Botërore

Pasi ka marrë lajmin e mirë se vetëm Banka Botërore ka gisht në aferën e Jalës dhe ka dëmtuar qeverinë me deklaratat e saj, kryeministri, Sali Berisha, bëri një thirrje drejt komunitetit ndërkombëtar që të rrisin kontributin e tyre ndaj Bankës Botërore.
“Unë dua t’ju garantoj se mbetemi jashtëzakonisht të interesuar dhe vlerësues për këtë bashkëpunim. Dua të shfrytëzoj këtë rast, t’i bëj një thirrje komunitetit të donatorëve që të rrisin bujarinë e tyre dhe kontributet në BB, si një nga rrugët e përballimit me sukses të pasojave të “cunamit” financiar dhe ekonomik që kaloi ekonomia botërore, i cili, natyrisht, bëhet më i dëmshëm tek ekonomitë e brishta dhe vende, të cilat kanë nevoja jetike, jo për të ecur, por për të vrapuar”, - tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›