BB: Shqipëria ka bërë hapa prapa në regjistrimin e pronës gjatë vitit 2009Nga TemaÇështja e regjistrimit të pronës, e blerjes së saj dhe e gjithë klimës që mbulon çështje dhe zyra që kanë të bëjnë me pronat, vazhdon të jetë një problem në Shqipëri, d
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
BB: Shqipëria ka bërë hapa prapa në regjistrimin e pronës gjatë vitit 2009Nga TemaÇështja e regjistrimit të pronës, e blerjes së saj dhe e gjithë klimës që mbulon çështje dhe zyra që kanë të bëjnë me pronat, vazhdon të jetë një problem në Shqipëri, dhe gjatë vitit 2009 vendi ka bërë hapa prapa. Banka Botërore nëpërmjet raportit të saj të paraqitur nga programi “Doing Business” vlerëson se kjo çështje është përkeqësuar gjatë vitit që shkoi dhe Shqipëria ka rënë më poshtë se sa ishte në vitin 2008 në renditje. Raporti vlerëson se Shqipëria humbi tetë vende në renditjen botërore të lehtësisë me të cilën një biznes blen dhe regjistron një pronë gjatë vitit 2009. Shqipëria është tashmë e 70-a në botë për vështirësitë që u krijon blerësve dhe shitësve të pronave të patundshme, ndërkohë që pati qenë në vend të 62 në vitin 2008.
Dihet që çështja e pronave në Shqipëri është mjaft e koklavitur, për shkak të paqartësisë me të cilën administrata ka trajtuar këtë problem. Po ashtu, burokracitë dhe korrupsioni kanë rritur shkallën e vështirësive për të kryer shpejt procedurat dhe për të regjistruar një pronë. Në Shqipëri duhet të kryheshin 6 procedura që kërkojnë së bashku 42 ditë kohë në rastin më të mirë për të kaluar një pronë nga një pronar te një tjetër. Në vendet e zhvilluara kryhen zakonisht 4.7 procedura dhe shpenzohen mesatarisht 25 ditë. Kostoja e dokumenteve për transferimin e pronësisë u grabit shqiptarëve 3.4% të vlerës së pronës. Reformat në menaxhimin e sistemit të regjistrimit të pronave të patundshme janë zhvilluar gjatë 20 viteve të fundit dhe duket se e kanë shtuar kaosin.
Raporti “Të bërit biznes” merr në analizë shitblerjen e një prone që figuron në regjistrin final, por problemi është se shumica e pronave në Shqipëri janë regjistruar në atë që quhet “regjistri i përkohshëm”, i hapur në vitin 1994. Nga regjistri i përkohshëm jepej një “vërtetim pronësie”, i cili nuk konsiderohet i vlefshëm as për ta dhënë pronën me qira, as për ta shitur e as për ta lënë peng. Që nga viti 2004 ka filluar të funksionojë regjistri i përhershëm, por transferimi i pronave bëhet në mënyrë manuale dhe me kërkesë të vetë pronarit. Procedurat aktuale për këtë punë kërkojnë verifikimin dhe rifreskimin e të gjithë dokumentacionit që ka prodhuar vërtetimin e pronësisë, një procedurë që mund të kërkojë edhe një apo dy vjet kohë, pavarësisht nëse ka apo nuk ka konflikt pronësie. Sipas raportit të Bankës Botërore, vonesat më të mëdha ndodhin për shkak të kohës së madhe që zyrat për regjistrimin e pasurive kërkojnë për të lëshuar certifikatën përfundimtare të pasurisë së blerë. Por, një shqetësim që kushton, sipas raportit, shkaktohet nga nevoja për të kryer verifikime të shumëfishta të dokumenteve dhe të gjendjes fizike të pronës së blerë. Këto verifikime nuk janë detyrim ligjor, por konsiderohen nga raporti si shumë të rëndësishme, për shkak të problemeve të panumërta të hasura në realitet.