E Diel, 1 Nëntor 2026

Përdorimi i përmbytjeveNga Besar Likmeta, Balkan Insight Me përmbytjet që kanë mbuluar shumicën e veriut të Shqipërisë, si qeveria dhe opozita, janë në garë për të përfituar politikisht nga katastrofa. Qyteti verior i Shkodrës mund të ishte shumë m

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Përdorimi i përmbytjeveNga Besar Likmeta, Balkan Insight Me përmbytjet që kanë mbuluar shumicën e veriut të Shqipërisë, si qeveria dhe opozita, janë në garë për të përfituar politikisht nga katastrofa.
Qyteti verior i Shkodrës mund të ishte shumë mirë Venecia gjatë javës që shkoi, pasi ujërat e përmbytën atë, pas reshjeve të shumta dhe borës që shkriu, duke e shkëputur nga pjesa e tjetër e vendit, duke e bërë të arritshme vetëm me varka emergjence.
Gjatë kohës që mijëra njerëz evakuoheshin dhe vendi përballej me një nga përmbytjet më të këqija në të paktën gjysmë shekulli, politikanët ishin të zënë duke u munduar t’i japin drejtim faktit, nëse fajtor ishte njeriu apo hyjnorja.
Edhe pse përplasjet politike mbi katastrofën njerëzore apo natyrore janë bërë një ushqim i përhershëm për politikën shqiptare, vëzhguesit vendas vënë re se këto përplasje shumë rrallë prodhojnë reforma ose rregulla që do t’i shmangnin ato në të ardhmen.
Sipas njësisë së emergjencës vendase, e cila po merret me situatën, rreth 5 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë dhe mbi 2500 shtëpi janë përmbytur nga ngritja e nivelit të ujit në rrethin e Shkodrës, në veri të kryeqytetit, Tiranë dhe afër Malit të Zi.
Një total prej 10.400 hektarësh tokë bujqësore është përmbytur dhe 9.830 krerë bagëti janë në rrezik. Për shkak të dëmeve serioze në sistemin e ujësjellësit, shumë shtëpi në zonat e përmbytura nuk kanë akses në ujë të pijshëm. Dëmet e shkaktuara agrikulturës dhe infrastrukturës rrugore janë të konsiderueshme.
Disa vende të BE, Moldavia dhe Kosova fqinje i janë përgjigjur thirrjes së Tiranës për të ndihmuar duke dërguar varka, gjeneratorë, pompa uji, ushqime, ilaçe, çadra dhe ndihma të tjera.
Kryeministri, Sali Berisha, tha se autoritetet shmangën një katastrofë potenciale njerëzore, ndërsa u përballën me atë që e quajti përmbytja e shekullit.
“Ministria e Energjitikës dhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare kanë bërë një punë të mrekullueshme dhe mjafte efikase për të përballuar këtë situatë të jashtëzakonshme me një zotësi të rrallë”, - tha Berisha duke folur nga fshati i përmbytur i Kuçit. “Këto përmbytje janë të rralla, ndodhin më rrallë se njëherë në njëqind vjet”, - shtoi ai.
Lideri i opozitës socialiste, Edi Rama, jo vetëm që nuk ndan këtë vlerësim të opozitës për përgjigjen e qeverisë ndaj situatës, por thotë se kryeministri dhe qeveria e tij e korruptuar janë fajtorët kryesorë për përmbytjet.
“Veriu i Shqipërisë nuk u përmbyt nga Zoti, por si rezultat i një qeverisjeje të keqe dhe korrupsionit të kësaj qeverie, e cila po e çon vendin nga katastrofa në katastrofë”, - u tha Rama reporterëve nga Shkodra.
Rama kritikoi “triumfin e lakmisë, paaftësisë dhe korrupsionit, që i ka kthyer digat në një burim përfitimi ilegal për politikanët”. Partia Socialiste ka bërë thirrje për hetimin e Berishës dhe të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti.
Partia Demokratike e Berishës nga ana tjetër i është përgjigjur Ramës, duke e akuzuar për shpifje dhe për përdorim të vuajtjeve të vendit për të rritur pikët politike.
Ndërsa akuzat nga e majta dhe e djathta mbushin lajmet, duke i bërë jehonë reagimeve politike gjatë katastrofave të shkuara, komentatorët vendas thonë se ata dyshojnë se ndryshimi i kuajve në abuzime do të sjellë reforma që do e përgatisin vendin më mirë ndaj tragjedive të ardhshme.
Gjergj Erebara, redaktor ekonomik në të përditshmen “Shqip”, thotë se qeveria ka nxituar ta përcaktojë përmbytjen si të jashtëzakonshme, në mënyrë që t’i shpëtojë çdo përgjegjësie.
“Sidoqoftë, akuzat e opozitës përbëjnë një analizë objektive apo hetim të ngjarjeve, gjë që ka pak shanse që të ndodhë”, - shton Erebara.
Opozita dhe qeveria janë përfshirë në shkëmbim akuzash të ashpra, që kur Berisha fitoi ngushtësisht zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Socialistët pretendojnë se ata kanë humbur zgjedhjet vetëm për shkak të manipulimeve.
Në klimën e helmuar politike aktuale duket se ka pak shpresë që përmbytja të vlerësohet në mënyrë të paanshme. Madje më keq, analistët besojnë se katastrofa do të ushqejë makinat propagandistike të dy partive të mëdha.
“Problemi kryesor me këto ngjarje, që kanë kosto të mëdha për njerëzit e zakonshëm, është se ato nuk çojnë në reforma të qëndrueshme ose në aksione që do të parandalonin katastrofat në të ardhmen”, - thotë Ervin Qafmolla, drejtor i politikave në lëvizjen qytetare “Mjaft!”
“Politikanët e përdorin në mënyrë cinike për kapital politik dhe për qëllime propagandistike të njëjtën katastrofë njerëzore apo natyrore, të cilën dështuan ta shmangnin”, - shton ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›