E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon skandali i importit nga Kosova, KESH: Morëm energjiNga TemaPas daljes në dritë të fakteve në medie se qeveria ka vijuar të importojë energji në sasi të mëdha nga Kosova në ditët e krizës së përmbytjeve, kjo e fundit është konfuzuar dhe nuk ka d

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Vijon skandali i importit nga Kosova, KESH: Morëm energjiNga TemaPas daljes në dritë të fakteve në medie se qeveria ka vijuar të importojë energji në sasi të mëdha nga Kosova në ditët e krizës së përmbytjeve, kjo e fundit është konfuzuar dhe nuk ka dhënë asnjë përgjigje konkrete për skandalin në fjalë. Vetë drejtuesi i KESH, fajtor direkt për këto ngjarje, doli dje e pranoi se ka marrë energji nga Kosova, por e ka marrë atë deri në datë 26 dhjetor. Ndërkohë që Korporata Energjitike e Kosovës ka deklaruar të kundërtën, se energjia është sjellë në Shqipëri deri në janar, madje është sjellë aq sa mund të mbanin transmetuesit. KEK ka bërë më dije së më pas është detyruar të lërë pa punë centralin e saj për të marrë energji nga Shqipëria, d.m.th., pasi rrënimi kishte mbuluar Shkodrën.
Kjo situatë e vështirë ka nxjerrë në pah dhe një tjetër mashtrim të qeverisë. Ministri i Energjitikës, Dritan Prifti, pati deklaruar se KESH nuk importon më energji që pas privatizimit të sistemit të shpërndarjes.
“Një ditë më parë kam përgënjeshtruar për faktin se shpifet dhe thuhet se blihet import në mënyrë korruptive nga KESH dhe nga qeveria. Nuk dua ta përsëris, sepse e kam thënë 100 herë, që pas privatizimit të OSSH asnjë institucion nuk bën më import, as KESH dhe askush tjetër. Është vetëm monopol i kompanisë private. Pra, janë shpifje dhe janë shpifje të pamoralshme. Thuhet se po eksportohet për të bërë biznes. Edhe kjo është e turpshme”, - pati deklaruar Prifti.
Por vetë drejtori i KESH pranoi dje të kundërtën, se kanë marrë energji nga Kosova.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›