E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri, kurioz për takimin e Shkëlzenit me FazlliçinNga Antena brenda familjesSandri u turbullua pak dje nga darka publike e Shkëlzenit me Fazlliçin. Mori Lul Bashën me takt për ta pyetur, por ai s’po kuptonte gjë. I hutuar dhe më shumë se ç’është ng

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri, kurioz për takimin e Shkëlzenit me FazlliçinNga Antena brenda familjesSandri u turbullua pak dje nga darka publike e Shkëlzenit me Fazlliçin. Mori Lul Bashën me takt për ta pyetur, por ai s’po kuptonte gjë. I hutuar dhe më shumë se ç’është nga rrëmuja në Shkodër, nuk po i binte në të se çfarë kërkonte Sandri.
- Ai miku yt paska hëngër darkë me Shkëlzenin, - i tha Sandri më në fund.
- Kush mik? - pyeti Luli i hutuar.
- Damiri pra, paskan qenë dje te restoranti i Bashkimit.
- Aha, po. S’kam punë më të. E bën kastile për karshillëk ndaj meje. Jam prish keq me të. E nisëm bashkë Megatek, kurse tani kërkonte pjesën më të madhe, pa investuar thuajse asgjë. Desh më futi në sherr kunatin me atë ortakun tjetër. Është shumë pis. E di unë pse ka ngrënë darkë me atë.
- Po pse, çfarë kanë fol?
- Jo mo asgjë, përse do flasë me Zenin, s’ka ç’flet me të. E bën kastile ta mbajë peng, që të thonë njerëzit që është i fortë akoma. I kam thënë dhe doktorit. Mik, shok, e kemi ndihmuar boll, s’ka pse na rri më nëpër këmbë. S’më ktheu ndonjë përgjigje. Por pas sherrit tek Megatek, unë u thashë të gjithëve që u prisha me të. Me sa duket, ka pas frikë mos merret vesh që jam prish dhe ka ngrënë darkë me Shkëlzenin për t’u dukur si njeri i fortë i familjes.
- Po kanë ndonjë pará në dorë apo kot?
- Ai e ka bërë gjithë rrëmujën e energjisë. KESH ia shet dy kompanive serbe me bazë në Zvicër, që ka lidhje ai, ndërsa OSSH blen nga kompania e tij. Pra e ka bërë punën rrëmujë, që ne u shesim serbëve dhe blejmë nga serbët, vetëm që të mos përdorim energjinë tonë. Dhe pastaj ndodh ky kiamet që ndodhi.
- Po thuaji doktorit, pse s’i thua?
- I kam thënë o Sandër, dhe më ka dhënë të drejtë. Ça të them unë. Po tani ca gjëra do t’ia bëjë nder atij, se i kishte premtuar t’i binte këtë zv/drejtorin e Bankës Botërore këtu, që të kritikonte dhe ai Bordin e Investigimit që denoncoi Jalën. Dhe e bëri. Ndaj ka hëngër darkë me Zenin, të duket si njeri që merret direkt me doktorin.
- Nejse, me ato punë le të merret. Më zuri frika, thashë se mos merret me ndonjë operacion me këto përmbytjet dhe na heq ndonjë lek nga dora. Se kështu është mjeshtër ai. Ua ka marrë dorën këtyre operacioneve të ndihmave.
- Jo mo, s’besoj se merret me to, - tha Luli. - Vetëm nëse kërkon tenderin e Bunës.
- Po atë pra kam hall unë. Se unë dhe xhaxhi im bëmë gjithë argjinaturat në Lezhë dhe i kemi bërë shumë mirë. Vetëm ajo e Tales na u ça, se nuk arritëm të hidhnim ca dhé, se i prishim këto paradhëniet. Kur tha doktori për thellimin e Bunës, u gëzova se unë ia kam marrë dorën. Dhe xhaxhi në fakt. Nuk e di a e pe në Top Channel sa i qartë ishte për këtë punë. Dhe thashë mos bëjmë ndonjë lek punë aty.
- S’e di Sandër, edhe mundet. Por, po i ka dhënë fjalën Shkëlzeni, do kesh problem. Se ti e di që këta ministrat tani s’ia kthejnë dot më fjalën.
- Mirë mo mirë, se ne s’do bëjmë sherr për një punë, se këtu jemi, ka punë plot, sa të duash, po thashë mos ia ka vënë syrin ky Damiri, se ky është shkërdhatë, ku s’i shkon mendja.
- Nejse, s’e ke idenë Sandër sa i poshtër është për ca gjëra. Ndonjëherë më duket dhe më i keq se Jozefina. Është shumë hileqar për të përdorur doktorin dhe fëmijët e tij, i griu ata duke u përdorur emrin. Dhe mua më gënjeu gjatë për Megatekun. Epo thashë unë ka ndonjë lek ky. Ai s’vuri asnjë lek, unë të gjitha me lekët e mia, në fund donte dhe pjesë. Më bëri shumë nervoz. Nuk di ç’ka biseduar me Zenin në fakt, po do t’ia them atij Zenit që ma ka fut tek Megateku.
- Po le o ç’ia kujton kot Zenit Megatekun, se ashtu ia kujtoi dhe ai i City Parkut problemin e rrugës dhe iu desh t’i jepte 200 metra dyqane pastaj. Dhe Gimes iu krujt vetë, i rrinte nga pas, pastaj iu desh t’i blejë dhe apartament në Vjenë. Rri, ç’të duhet, ç’ia kujton kot.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›