Zyrtarizohet Giffoni

Ambasadori italian në Prishtinë, Michael L. Giffoni ka marrë zyrtarisht dritën e gjelbër për tu përfshirë në koordinimin dhe lehtësimin e aktivitetit të strukturave të Bashkimit Europian në pjesën veriore të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur përmes një deklarate të përbashkët shtypi të Përfaqësuesit Special të BEsë (EUSR) Pieter Feith dhe ambasadorit Giffoni.
Megjithëse ideja për angazhimin e diplomatit italian në veri të Kosovës ka lindur në Bruksel, ku edhe është arritur pajtimi mes shteteve anëtare, nga kryeqyteti europian nuk është kumtuar gjë. Detyra e re e Giffonit nuk është quajtur as koordinator, as lehtësues, megjithëse ky do të jetë roli i tij në veri.
Në deklaratë thuhet se BEja është e përkushtuar për të vendosur një prani të gjithanshme dhe të përhershme në Kosovën veriore për ti shtuar aktivitetet e veta të përgjithshme atje dhe se qeveria italiane është pajtuar që ambasadori i saj në Prishtinë të përfshihet në këtë proces.
Kohëve të fundit është arritur një marrëveshje me shkrim nga institucionet e BEsë në Bruksel dhe autoritetet italiane. Ky aranzhim në asnjë mënyrë nuk ndikon ose nuk e ndryshon mandatin e EUSRsë, kanë thënë Feith dhe Giffoni. Ambasadori Giffoni do të punojë ngushtë me të gjithë faktorët relevantë, posaçërisht me EUSRnë. Është praktikë e rëndomtë që ambasadorët e BEsë të ndihmojnë punën e pranive të BEsë në terren në zonat ku kërkohet një vëmendje e veçantë, thuhet tutje në deklaratën e përbashkët.
Ka disa javë që zyrtarë të BEsë në Kosovë kanë paralajmëruar se do të rrisin praninë në veri të vendit si dhe do ta hapin një zyre në pjesën veriore të Mitrovicës, ku do të vendosen përfaqësues të EULEXit, Zyrës së Komisionit Europian në Prishtinë si dhe të Zyrës së Përfaqësuesit Special të BEsë.
Giffoni nuk do të largohet nga zyra e tij në Prishtinë, as nga posti i ambasadorit italian në Kosovë. As misioni i deritashëm i shefave të strukturave të tjera të BEsë në Kosovë nuk do të ndryshojë. Ambasadori Giffoni do të jetë një lloj lehtësuesi politik i Bashkimit Europian dhe koordinator i rolit të pranisë europiane për pjesën veriore të Kosovës. Liderët kosovarë janë në dijeni për këtë. Ata përkrahin konsolidimin e pranisë së BEsë në Veri, ka thënë një zyrtar ndërkombëtar me kusht anonimiteti.
Kundër EULEXit
Një delegacion i të ashtuquajturit Kuvend i Bashkësisë së Komunave serbe të Kosovës i ka dorëzuar të premten presidentit të Serbisë, Boris Tadic, një peticion me më tepër se 48 mijë nënshkrime, me të cilin serbët e Kosovës kërkojnë largimin e EULEXit nga Kosova dhe kthimin e kompetencave të UNMIKut. Peticioni i është dorëzuar edhe ambasadorit rus në Beograd.