E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta:Opozita të vijë në MPJ të shohë paktin detar

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta i ka bërë ftesë opozitës të shkojnë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të shohë marrëveshjen e kufijve ujorë me Greqinë. Zëvendëskryeministri dhe ministrit i Jashtëm, Meta i ka bërë apel opozitës që të mos zhvillojë më protesta.
Një grup partish opozitare, nga e majta dhe e djathta kanë vendosur t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të verifikuar kushtetutshmërinë e marrëveshjes së arritur mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufijtë ujore mes dy vendeve.Ato pretendojnë se nga kjo marrëveshje Shqipëria ku humbur 354.4 kilometra katror sipërfaqe ujore.Përfaqësuesit e partive opozitare pretendojnë se para ratifikimit të Marrëveshjes së kufijve ujorë nga Parlamenti, Gjykata Kushtetuese ka komptencën të verifikojë kushtetueshmërinë e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›