Kuvendi ratifikoi marrëveshjen për kufirin
Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin e kufirit mes Kosovës e Maqedonisë, të miratuar mbrëmë nga qeveritë në Prishtinë dhe Shkup.
Ratifikimi i saj dështoi në votimin e parë, meqë Kuvendi nuk arriti të mbledhë dy të tretat e votave të deputeteve, të nevojshme për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Pas një mbledhjeje që ka mbajtur kryeparlamentari Jakup Krasniqi me shefat e grupeve parlamentare, në raundin e dytë të votimit, 81 ligjvënës votuan për, 3 ishin kundër dhe dy abstenuan.
Marrëveshja i hap rrugë vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.