Blushi: Kundër bojkotit të zgjedhjeve të pjesshme

Deputeti i PS-së Ben Blushi në një prononcim për mediat është shprehur kundër vendimit për bojkotimin e zgjedhjeve të pjesshme nga Partia Socialiste. "Jam kundër bojkotit. Bojkoti është i paarsyetuar. Duke mos marrë pjesë në zgjedhje po i falim 5 njësi vendore qeverisë", tha ai. Më tej, Blushi tha se PS-ja po tërhiqet nga gjithë pozicionet e saj, duke rrezikuar të bojkotojë edhe zgjedhjet e ardhshme lokale duke parë se ka gjasa që kutitë të mos hapen. Sipas Blushit, qeveria është i vetmi faktor politik që favorizohet nga mosprezenca e opozitës në parlament.