E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtarizohet "Lëvizjen për mendim ndryshe" në PS. Majal e Blushi takim me bazën socialiste në Tiranë

Një grup deputetësh dhe anëtarë të Partisë Socialiste të cilët janë kundër kryetarit në detyrë të PS, Edi Rama për bojkotin e parlamentit kanë zyrtarizuar sot pasdite "Lëvizjen për mendim ndryshe", e cila sipas tyre " është një lëvizje institucionale dhe kërkon të maksimalizojë përgjegjësitë brenda të majtës". Deputetët Arben Malaj dhe Ben Blushi bashkë me një grup deputetësh të kësaj partie, që e shohin parlamentin si vendin ku Partia Socialiste mund të bëjë një opozitë të fortë ndaj qeverisë, kanë zhvilluar sonte në ambientet e Akademisë së Arteve takimin e parë me anëtarësinë e bazës socialiste. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, i përbërë nga 65 deputetë, nuk mori pjesë në dy seancat e para të legjislaturës së XVIII të Kuvendit, në bazë të një vendimi politik të PS-së, ku parashtrohet si kusht transparenca e plotë e procesit zgjedhor të 28 qershorit 2009. Kundër bojkotit në Kuvend kanë dalë hapur disa deputetë si Arben Malaj, Ben Blushi, Andis Harasani, Kastriot Islami,  etj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›