E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarja e larte e Pentagonit vizite ne Tirane

eleste Wallander

Zevendesasistentja e sekretarit te Mbrojtjes te Shteteve te Bashkuara te Amerikes eleste Wallander e shoqeruar nga kunderadmirali amerikan Mark C. Montgomery ne kuader te nje vizite ne Shqiperi zhvilloi dje nje takim me ministrin e Mbrojtjes Arben Imami. Ne takimin e zhvilluar delegacioni amerikan ishte i shoqeruar nga ambasadori Aleksander Arvizu dhe si teme kryesore ishte Rishikimi strategjik i mbrojtjes. Po keshtu ceshtje te tjera te diskutuara ishin edhe ato te Sigurise dhe po keshtu reformat qe qeveria shqiptare duhet te ndermarre ne fushen e mbrojtjes. Zv.asistentja e sekretarit amerikan te Mbrojtjes Wallander e vuri theksin ne ceshtjen e rishikimit strategjik te mbrojtjes ne ceshtjet e reformave buxhetit te mbrojtjes si dhe ne ate te procesit integrues. Gjate takimit u shkembyen mendime lidhur edhe me misionet ushtarake qe duhet te rikonfigurohen. Nje tjeter ceshtje e rendesishme qe u diskutua ishte edhe rendesia e Smart Defence per te cilen nga palet u theksua se pavaresisht shtrengimeve buxhetore secili prej vendeve anetare te NATO-s do te perballoje te njejtat detyrime si me pare. Ne takim u fol edhe per rendesine qe kane misionet jashte vendit per trajnimin e ushtarakeve qe sherbejne ne keto misione si dhe per faktin qe ata menjehere pas kthimit nga Afganistani apo Iraku ku kane sherbyer me misione te vecanta kane sjelle nje pervoje dhe ekspertize te caktuar per ushtrine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›