Mazhorance-opozite perplasje me kodet dhe reformen zgjedhore perpara Sanino-s
Demokratet dhe socialistet jane perplasur mes tyre ne pranine e drejtorit te pergjithshem per Zgjerimin ne KE Stefano Sannino ne mbledhjen e zhvilluar me dyer te mbyllura ne Komisionin Parlamentar te Integrimit. Ne kete mbledhje kane marre pjese edhe ambasadori i BE-se Ettore Sequi ministrja e Integrimit Majlinda Bregu. Burime prane deputeteve bejne te ditur se mazhoranca eshte ankuar prane Sannino-s per mosdhenien e konsensusit nga opozita per ligjet qe kane te bejne me nje shumice te cilesuar sic jane kodet e ndryshme. Ndersa perfaqesuesit e opozites jane shprehur me rezerva per vullnetin e mazhorances te demokrateve per sa u takon dy ceshtjeve me rendesi themelore sic jane reformat zgjedhore dhe ajo parlamentare. Nje tjeter ceshtje qe eshte diskutuar ne mbledhjen e zhvilluar me dyer te mbyllura ishte plani i veprimit. Sannino ka kerkuar qe plani i veprimit aksion plani per adresimin e 12 prioriteteve te kete mbeshtetjen e te gjitha institucioneve shqiptare pra jo vetem nga qeveria shqiptare. Ne takimin me Presidentin e vendit Bamir Topi zyrtari i larte i KE-se u diskutua ne lidhje me reformen zgjedhore ligjin per Gjykaten Administrative por dhe mbi ligje qe kerkojne nje shumice te cilesuar ne Kuvend. Kreu i shtetit vuri ne dukje se forcimi i demokracise dhe konsolidimi i shtetit te se drejtes arrihen vetem nepermjet mirefunksionimit te institucioneve te pavarura kushtetuese e te drejtesise. Zyra e shtypit e Presidences ben te ditur se Sannino vleresoi dialogun e nisur me miratimin e disa ligjeve qe kerkojne 3/5-at sic ishte edhe zgjedhja e Avokatit te Popullit por nenvizoi domosdoshmerine e ruajtjes se ritmit te reformave integruese duke plotesuar dymbedhjete kriteret e vendosura nga BE-ja per te marre statusin e vendit kandidat nga ana e Shqiperise. Zyrtari i larte pati nje takim edhe me Kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Ky i fundit i shprehu angazhimin e mazhorances per rendesine e padiskutueshme te respektimit me vullnet te mire politik te shtetit te se drejtes Kushtetutes dhe zbatimit te ligjit si kusht per progresin e vendit dhe integrimin europian te Shqiperise. Sannino me pas mori pjese dhe ne seminarin Fuqizimi i Parlamenteve dhe integrimi europian organizuar nga Instituti IPALMO ne bashkepunim me ambasaden e Italise ne Tirane Dhomen e Deputeteve italiane dhe Parlamentin shqiptar i cili u mbajt dje ne seline e Kryesise se Kuvendit. Procesi i integrimit europian u perket te gjitha forcave politike te te gjithe vendit. Nuk eshte nje monopol i nje ane te politikes dhe suksesi eshte suksesi i te gjitha forcave politike. Ky eshte nje element i rendesishem sepse bashkimi i qellimeve perfaqeson klasen qe mund ti lejoje Shqiperise te kete suksese ne kete proces tha Sannino ne kete seminar. Ne axhenden e takimeve te Sannino-s ishte edhe takimi me kryesocialistin Edi Rama. Ai shprehu angazhimin e plote te Partise Socialiste per permbushjen e reformave te domosdoshme per procesin e integrimit europian. Gjate takimit kryetari i PS-se ngriti shqetesimin per funksionimin e shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit si dhe gjendjen e demokracise ne vend. Kryesocialisti theksoi se PS-ja i ka qendruar angazhimit te saj per ligjet me 3/5-n zgjidhjen e titullareve te institucioneve te pavarura dhe do te jete e angazhuar dhe ne te ardhmen per reformen parlamentare dhe elektorale.