E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara per kreun e PS-se se Tiranes propozohet dhe Dalipi

Deputeti Jam i deleguar ne zonen time ne Korce

Gara per kreun e Partise Socialiste te Tiranes zgjeron listen e konkurrimit. Pas Saimir Tahirit aktualisht kryetar i komanduar i deges ne fjale dhe Andis Harasanit qe ka shprehur ambicien per te kandiduar duket se ne loje po hyn edhe deputeti Alfred Dalipi. I kontaktuar nga gazeta Shqip ai nuk e ka konfirmuar kete hipoteze duke bere te ditur se une jam i angazhuar sipas vendimit te Asamblese ne Qarkun e Korces aty ku edhe jam zgjedhur deputet nje prononcim qe formalisht e mohon marrjen e nismave ne kete drejtim. Gjithsesi burime nga selia roze dhe nga dega e saj ne kryeqytet bejne te ditur se per kandidimin e Dalipit ka sugjerime te shumta nga socialiste aktive drejtues njesish dhe organizatash pa lene menjane edhe nje opinion pozitiv qe vjen edhe nga forume te PS-se. Per kete ka pasur edhe propozime nga disa ish-drejtues te PS-se se Tiranes. Por ky sfond optimist per kandidimin e Dalipit ka me shume rendesi per arsye se i jep gares nje permase reale konkurrimi nisur nga fakti se deri me sot per degen e Tiranes kryesisht eshte vepruar mbi nje lloj klime perzgjedhese nisur nga qendra dhe nga ekuilibri sundues ne forumet drejtuese. Nese konkurrimi per Tiranen kete vit do te jete me tre kandidate ky do te shenoje nje hap perpara duke vendosur edhe nje standard qe i takon deges me te madhe ne vend qe perfaqeson edhe nje numer me te madh socialistesh. Sesa e rendesishme eshte marrja nen kontroll e Tiranes e verteton jo vetem shtyrja e zgjedhjeve pertej dates 5 nentor kur edhe u mbajt kongresi por edhe fakti se prezantimi i ambicies per kandidim nga Andis Harasani u zyrtarizua permes akuzave ndaj kryetarit te komanduar Saimir Tahiri ndaj te cilit Harasani kerkoi doreheqje per shkak te konfliktit te interesit. Nje arsye tjeter qe e ktheu Tiranen ne njesi percaktuese edhe ne drejtpeshimin politik te selise roze ishte procesi elektoral i 8 majit ne te cilin pervec humbjes se kontestuar per Bashkine u verifikuan rrjedhje te ndjeshme votash ne minibashki dhe ne votimin per keshillat. Rokada mes Besnik Barajt i dorehequr dhe Tahirit eshte mbeshtetur edhe mbi kete arsyetim perderisa zona e pergjegjesise se Saimir Tahirit si deputet ishte njesia bashkiake nr. 6 ne te cilin PS-ja fitoi ndaj Levizjes Socialiste per Integrim. Gjithsesi sfida ende nuk ka hyre ne rrugen e saj duke mbetur ne kuader te nje ballafaqimi te heshtur dhe qe synon te mase forcat. Nga nje pikepamje dega e Tiranes ka nje vlere politike edhe per kreun socialist Edi Rama i zgjedhur per 11 vjet kryetar bashkie ne kryeqytet. Se fundmi ai perballet me nje problem ne rritje sa i perket riorganizimit te bere nga Kryesia e PS-se dhe Asambleja Kombetare proces qe ka provokuar tensione sidomos ne Berat. Nese ne zgjedhjet e Tiranes problemet e ndershmerise se procesit do te zene vend dhe te jene lende e akuzes mes kandidateve atehere kredoja morale e PS-se do te pesonte nje minus te madh. Teknikisht duhet thene se situata po administrohet mire teksa dite pas dite deget e minibashkive po mblidhen per te zhvilluar zgjedhjet brenda vetes e per te permbyllur nje faze me shume sesa te zvarritur. Duke ditur se per kreun e deges se Tiranes votojne kreret e organizatave baze te degeve te njesive por edhe keshilltaret e zgjedhur me 8 maj eshte e qarte se gara behet e veshtire dhe ka si premise harten e interesave te shumta qe pershkon trupen socialiste te kryeqytetit. Nga nje kendveshtrim i jashtem fituesi i Tiranes nese kandidate do te jene Tahiri-Dalipi dhe Harasani do te jepte nje mesazh domethenes edhe per sa i perket kontekstit te brendshem socialit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›